Page 104 - Demo
P. 104
98Kontrolli i kapitullit 7Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Shpejtësia e reaksionit të bashkëveprimit të magnezit me acidin klorhidrik të holluar mund të matet duke përdorur këtë aparat:provëz që përmban magnezacid klorhidrik i holluar me tepricë shiringa e gazita) Përse përdoret: i. provëza; ii. shiringa e gazit?b) Çfarë duhet të bëjmë që të fillojë reaksioni?2. Magnezi veproi me acidin klorhidrik të holluar. Në tabelën e mëposhtme janë shënuar vlerat e vëllimit të hidrogjenit të prodhuar, të matura për çdo minutë:Koha/min 0 1 2 3 4 5 6 7Vëllimi i hidrogjenit/ml0 14 23 31 38 40 40 40a) Çfarë kuptoni me termat acid me tepricë?b) Ndërtoni grafikun e rezultateve.c) Gjej sa është shpejtësia e reaksionit (në ml hidrogjen për minutë) gjatë: i. minutës së parë; ii. minutës së dytë; iii. minutës së tretë;d) Pse ndryshon shpejtësia gjatë reaksionit?e) Sa ml hidrogjen u prodhuan gjithsej?f) Sa zgjati reaksioni?g) Sa është shpejtësia mesatare e reaksionit?h) Si mund ta ngadalësojmë reaksionin ndërkohë që mbajmë të pandryshuar masat e reaktantëve?3. Për secilin nga reaksionet e mëposhtme shpjegoni pse:a) peroksidi i hidrogjenit shpërbëhet shumë më shpejt në praninë e enzimës katalazë;b) reaksioni midis karbonatit të magnezit dhe acidit klorhidrik të holluar përshpejtohet kur shtohet acid klorhidrik;c) në një fishekzjarr është më mirë të përdoret magnezi pluhur sesa shiriti i magnezit.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni çfarë kuptoni me termin shpejtësi e reaksionit; përshkruani një mënyrë për të matur shpejtësinë e një reaksioni që prodhon gaz, gjatë të cilit përdoret një shiringë gazi; tregoni si matet shpejtësia e reaksionit, gjatë të cilit prodhohet dioksid karboni (gaz më i rëndë se ajri), duke përdorur një peshore; përcaktoni saktë njësinë e matjes së shpejtësisë së një reaksioni (për shembull, në ml/minutë ose në g/minutë) dhe jepni shembuj të tjerë njësish; nxirrni të dhëna nga grafiku për një reaksion, si p.sh.:2 kohëzgjatja e reaksionit;2 masa në g e produktit; 2 shpejtësia mesatare e reaksionit;2 shpejtësia në minutën e dhënë; renditni tre faktorë që ndikojnë në rritjen e shpejtësisë së reaksionit; përcaktoni reaksionin më të shpejtë, duke krahasuar format e lakoreve të dy reaksioneve të paraqitura në grafik; shpjegoni pse në fabrikat e miellit dhe në minierat e qymyrgurit ekziston gjithmonë rreziku i shpërthimeve; shpjegoni termin enzimë katalitike; shpjegoni pse enzimat janë të rëndësishme për trupin tonë; shpjegoni rëndësinë e katalizatorit në industri; jepni shembuj të përdorimit të katalizatorëve, përfshirë dhe enzimat. përshkruani teorinë e goditjeve; përdorni teorinë e goditjeve për të shpjeguar pse shpejtësia e një reaksioni rritet me rritjen e: përqendrimit, temperaturës, sipërfaqes së kontaktit midis grimcave; shpjegoni si veprojnë katalizatorët; shpjegoni si shkatërrohen enzimat; SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK

