Page 105 - Demo
P. 105


                                    994. Në dy eksperimente të veçanta, dy metale A dhe B hyjnë në reaksion me acid klorhidrik të holluar, i cili merret me tepricë. Vëllimi i hidrogjenit u mat çdo 10 sekonda. Në grafikun e mëposhtëm tregohen lakoret A dhe B.Koha Vëllimi i hidrogjenit A B0a) i. Cila pjesë e pajisjes mund të përdoret për të matur vëllimin e hidrogjenit të prodhuar? ii. Çfarë pajisjesh të tjera matëse nevojiten?b) Cili nga metalet A dhe B vepron më shpejt me acidin klorhidrik? Shënoni në grafik ndarjet për vëllimin dhe kohën. P.sh., për vëllimin e hidrogjenit: 2 ml, 4 ml, 6 ml etj., kurse për kohën: 10 sek, 20 sek, 30 sek etj. Bashkoni shifrat në grafik me vija, derisa të takohen me lakoret.c) Përsëritni edhe një herë grafikun për të vizatuar lakoret që do të formohen për metalin B nëse:  i. vihet të veprojë me acid klorhidrik shumë të përqendruar (shënoni lakoren me X); ii. reaksioni kryhet në një temperaturë më të ulët (shënoni lakoren me Y).5. Oksidi i bakrit(II) katalizon shpërbërjen e peroksidit të hidrogjenit. Në një enë që ka 100 ml tretësirë ujore të H2O2 shtohen 0,5 g oksid bakri(II). Njëri nga produktet që përftohet, është në gjendje të gaztë. Gazi mblidhet dhe vëllimi i tij shënohet çdo 10 sekonda. Në tabelë tregohen këto rezultate:Koha /s 0 10 20 30 40 50 60 70 80 90Vëllimi/ml 0 18 30 40 48 53 57 58 58 58a) Çfarë kuptoni me termin katalizë?b) Vizatoni një diagram të përshtatshëm për këtë eksperiment.c) Cili është gazi që çlirohet?d) Shkruani barazimin kimik të reaksionit të shpërbërjes së peroksidit të hidrogjenit në prani të oksidit të bakrit. e) Ndërtoni grafikun për këtë reaksion (në boshtin vertikal vendosni vëllimin, në boshtin horizontal vendosni kohën).f) Përshkruani si ndryshon shpejtësia gjatë reaksionit.g) Çfarë ndodh me përqendrimin e peroksidit të hidrogjenit ndërkohë që reaksioni vazhdon?h) Emërtoni përbërjet kimike që gjenden në enë pas 90 sekondash. i) Sa g oksid bakrit(II) do të mbetet në enë në fund të reaksionit?j) Janë dy katalizatorë që, veç e veç, mund të shpërbëjnë peroksidin e hidrogjenit. Njëri është oksidi i bakrit(II), po tjetri?Njohuri të thelluara6. Mermeri i copëzuar vepron me acidin klorhidrik sipas barazimit kimik:CaCO3(ng) 1 2HCl(uj) CaCl2(uj) 1 CO2(g) 1 H2O(l)a) Cila është substanca e gaztë që çlirohet gjatë reaksionit?b) Përshkruani një metodë laboratorike që mund të përdoret për të vëzhguar shpejtësinë e reaksionit.c) Argumentoni çfarë do të ndodhë me shpejtësinë e këtij reaksioni nëse:i. rritim temperaturën;ii. shtojmë ujë në acid.d) A do të ndryshojë shpejtësia e reaksionit nëse copëzat e mermerit i shtypim (i bëjmë pluhur)? Shpjegoni pse.7. Zinku vepron me tretësirën ujore të jodit sipas reaksionit:Zn(ng) + I2(uj) ZnI2(uj)Shpejtësia e reaksionit mund të ndiqet duke matur masën e zinkut në intervale të rregullta, derisa tretësira ujore e jodit të harxhohet (zinku nxirret dhe peshohet sipas intervaleve).a) Çfarë do të ndodhë me masën e zinkut ndërkohë që reaksioni vazhdon?b) Cili nga reaktantët është me tepricë? Shpjegoni pse.c) Përse shpejtësia e reaksionit ngadalësohet me kalimin e kohës?d) Vizatoni një grafik që tregon masën e zinkut në boshtin Y, dhe kohën në boshtin X.e) Si do të ndryshojë shpejtësia e reaksionit, nëse rritim me 100C temperaturën e tretësirës ujore të jodit?f) Argumentoni përgjigjen tuaj për pikën e, duke përdorur teorinë e goditjeve ndërmjet grimcave.SHPEJTËSIA E REAKSIONIT KIMIK
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109