Page 106 - Demo
P. 106


                                    1008.1PËRBËRJET ORGANIKEKarboni është elementi kryesor i molekulave organikeNjohuri të përgjithshme mbi zhvillimin e kimisë organikeQindra vjet më parë, kimistët i klasifikonin përbërjet në dy grupe:1. përbërje me prejardhje nga mineralet;2. përbërje me prejardhje nga kafshët dhe bimët.Ky klasifikim u përdor për një kohë të gjatë prej tyre. Në vitin 1784, Lavuazjeri (Antoine Lavoisier) provoi se përbërjet me prejardhje nga bimët e kafshët përmbanin elementet karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Më vonë, në fillimet e shekullit XIX, kimisti suedez Berzelius (Jöns Jacob Berzelius) përdori për herë të parë termin “organik”. Ai mendonte se përbërjet organike ekzistonin vetëm në organizmat e gjallë dhe mund të nxirreshin vetëm prej tyre. Disa dhjetëvjeçarë më vonë, më 1828, kimisti gjerman Frederik Vëler (Friedrich Wöhler), duke u nisur nga përbërje inorganike, sintetizoi në laborator urenë (substancë që prodhohet nga organizmat e gjallë, si nga kafshët, ashtu edhe nga njerëzit). Në vitet 1858-1861, August Kekule dhe Aleksandër Butlerov të pavarur nga njëri-tjetri, dhanë kontributin e tyre në përpilimin e teorisë më themelore të kimisë organike me titull: “Struktura e përbërjeve organike”. Më vonë, në vitin 1874, u prezantua për herë të parë formula e strukturës së metanit (CH4).Pas studimesh të njëpasnjëshme u arrit të përkufizohen përbërjet organike.Përbërjet organike gjenden jo vetëm në organizmat e gjalla, por mund të prodhohen edhe në rrugë sintetike (kauçuku sintetik, bojërat ngjyruese, esencat e pijeve ose parfumeve, barnat, insulina etj.) ose të nxirren nga nëntoka, si: gazi natyror dhe nafta.Veçoritë e elementit karbonPërbërjet organike kanë si element kryesor karbonin.Atomi i karbonit zë vendin e gjashtë në sistemin periodik. Numri atomik i tij është Z=6. Formula elektronike e atomit të karbonit paraqitet: 1s² 2s² p².Konfigurimi elektronik i tij në gjendje themelore paraqitet: 1s s p2Siç e shohim nga skema, atomi i karbonit në gjendje themelore ka dy elektrone të paçiftëzuara. Valenca e tij në këtë rast është dy (II). Në nënnivelin p të nivelit të dytë ndodhet një orbital bosh. Ky orbital i jep mundësi çiftit elektronik 2s të ndahet, nëse atomit të karbonit i jepet energji nga jashtë. Për pasojë, elektroni kalon nga nënniveli 2s në nënnivelin 2p. Në këtë rast, konfigurimi elektronik i atomit të karbonit paraqitet: 1s s p2Ky konfigurim tregon se atomi i karbonit ka kaluar në gjendje të ngacmuar. Në këtë gjendje, ai ka katër elektrone të paçiftëzuara, d.m.th., ka aftësi të shfaqë valencën katër (IV).Përbërjet organike përmbajnë !si element kryesor karbonin. Atomet e karbonit kanë aftësi të lidhen midis tyre, duke formuar vargje ose cikle. Shkenca që i studion këto përbërje u quajt kimi organike.
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110