Page 107 - Demo
P. 107
101PËRBËRJET ORGANIKETheksojmë se në përbërjet organike, atomi i karbonit është gjithmonë katërvalent. Në molekulat e përbërjeve organike, atomet e karbonit lidhen midis tyre ose me atome të tjera, si: H, O, N etj. Lidhjet kimike që ai formon, mund të jenë:1. kovalente jopolare (C ─ C) (C ═ C) (C ≡ C) (C ─ H);2. kovalente polare (C ═ O).Rrezja e atomit të karbonit është e vogël (sepse ai ka vetëm dy nivele energjetike) dhe kjo e lejon atë të lidhet në vargje ose të formojë cikle. Vargjet mund të jenë të drejta ose të degëzuara: Atomet e karbonit nuk vendosen në një vijë të drejtë. Ato formojnë kënde midis tyre.P1. Si përkufizohen përbërjet organike?2. Sa valent është karboni në përbërjet organike?3. Çfarë kuptojmë me skelet karbonik?4. Cila nga përbërjet e mëposhtme hyn në grupin e përbërjeve organike: A) oksidi i karbonit; B) kloruri i natriumit;C) metani; D) uji?5. Në të gjitha përbërjet organike, atomi i karbonit shfaq valencën: A) I; B) II; C) III; D) IV.6. a) Përcaktoni valencën e atomit të karbonit në përbërjet: CO2, CO, CaCO3, CH4.b) Ndërtoni skeletet karbonike për përbërjet që kanë përkatësisht 5 dhe 7 atome karboni.c) Shkruani formulat elektronike për atomet e elementeve: C, O, H, Cl.d) Tregoni valencat në gjendje themelore dhe në gjendje të ngacmuar për atomet e pikës (c).7. Molekula e një përbërjeje organike paraqitet me formulën e përgjithshme C2H6. a) Ndërtoni skeletin karbonik të saj. b) Vizatoni ose modeloni me kompjuter strukturën elektronike të molekulës së përbërjes.c) Njehsoni ndryshimin e elektronegativitetit për secilën lidhje.d) Përcaktoni karakterin e secilës lidhje.8. Ndërtoni të gjitha skeletet karbonike të mundshme për molekulat e përbërjeve që kanë:a) 6 atome karbon; b) 8 atome karbon;c) 10 atome karbon; d) 12 atome karbon.9. Jepen lidhjet kimike (C – C), (C ∙ C), (C ∙ C), (C – H), (C ∙ O), (C ∙ N).a) Njehsoni ∆EN për secilën lidhje (vlerat e EN të elementeve merren nga sistemi periodik).b) Përcaktoni karakterin e secilës lidhje.10.Një përbërje organike përmban 5 atome karbon dhe të tjerat atome hidrogjeni. Midis atomit të dytë dhe të tretë të karbonit ka një lidhje dyfishe, ndërsa lidhjet e tjera janë njëfishe.a) Shkruani skeletin karbonik të përbërjes.b) Tregoni llojet e lidhjeve midis atomeve të karbonit.c) Plotësoni valencat e lira të atomeve të karbonit me atome hidrogjeni.d) Shkruani formulën molekulare të kësaj përbërjeje.! Për të paraqitur formulat strukturore të molekulave të substancave organike, duhet të kemi parasysh: katërvalencën e atomit të karbonit (ndërtimin e skeletit karbonik të molekulës); paraqitjen me vija të valencave që ngopin reciprokisht atomet; grupet dhe lidhjet shumfishe që i japin molekulës veti të veçanta;p n-butan p metil-2 propan

