Page 109 - Demo
P. 109
103PËRBËRJET ORGANIKEEmërtimi i alkaneve me varg normal (të padegëzuar)Emërtimi i alkaneve bëhet në bazë të rregullave të IUPAC-ut. Në fillim vendoset rrënja e emrit (met-, et-, prop-, but-, …etj….), duke i shtuar pas prapashtesën “an’’. Për të dalluar alkanet me varg të drejtë nga ato me varg të degëzuar, para emrit të alkanit me varg të degëzuar vendoset germa (n) që do të thotë varg normal, p.sh., n-butan, n-pentan etj.Në molekulat e alkaneve, çdo atom karbon formon katër lidhje kovalente. Këto lidhje realizohen midis atomeve C-C dhe C-H. Të gjitha lidhjet që realizohen në molekulat e alkaneve janë sigma (σ). Izomeria e vargut tek alkanetMolekulat e alkaneve përmbajnë atome karboni, të cilat lidhen duke formuar vargje të drejta ose të degëzuara. Tre përfaqësuesit e parë të serisë homologe, CH4, C2H6, C3H8, paraqiten vetëm me varg të drejtë:CH4, CH3- CH3, CH3- CH2 - CH3metan etan propanDuke filluar nga butani (C4 H10) vihet re se për katër atome karboni mund të paraqesim dy tipa skeletesh karbonike:a) CH3- CH2 - CH2 - CH3 b) CH3- CH - CH3 CH3Skeleti (a) është me varg të drejtë, ndërsa ai (b) është me varg të degëzuar. Siç shihet, për të njëjtën formulë të përgjithshme mund të paraqesim dy ose më shumë formula strukturore (me varg të drejtë dhe të degëzuar). Secila prej formulave strukturore paraqet një përbërje organike. Radikalet alkilePër të emërtuar alkanet me varg të degëzuar, duhet të njohim më parë radikalet alkile.Numri i atomeve karbonFormula molekulare e alkaneveRadikalet alkilike dhe emërtimi i tyreNumri i izomerevetë alkaneven=1 CH4 metan -CH3 metil 1n=2 C2H6 etan -C2H5 etil 1n=3 C3H8 propan -C3H7 propil 1n=4 C4H10 butan -C4H9 butil 2n=5 C5H12 pentan -C5H11 pentil 3n=6 C6H14 hekzan -C6H13 hekzil 5Emërtimi i radikaleve alkile bëhet duke patur parasysh rrënjën e emrit të alkanit përkatës + prapashtesën -il, d.m.th., emrit të alkanit i hiqet prapashtesa –andhe vendoset ajo –il (shiko në tabelën sipër).!!!Përbërjet organike që kanë formulë molekulare të njëjtë, por formulë strukturore të ndryshme do të quhen përbërje izomere (ato ndryshojnë nga mënyra se si lidhen atomet e karbonit në molekulë). Dukuria në këtë rast do të quhet izomeri vargu. Për pentanin (C5 H12) do të kishim tri mënyra vendosjeje të atomeve të karbonit:a) CH3- CH2 - CH2- CH2-CH3b) CH3- CH - CH2- CH3 CH3c)Radikalet alkile janë grupe atomike, që kanë një valencë të lirë dhe veprojnë si një pjesë e tërë. Ato rrjedhin nga molekulat e alkaneve, të cilave u hiqet një atom hidrogjen. Formula e përgjithshme e radikaleve alkile është CnH2n+1-. Ato formojnë seri homologe. CH3 CH3- C - CH3 CH3P1. Si klasifikohen hidrokarburet?2. Çfarë kanë të përbashkët dhe nga se ndryshojnë klasat e hidrokarbureve?3. Ç’janë alkanet?4. Si formohet një seri homologe?5. Si emërtohen alkanet me varg normal dhe të degëzuar?6. Emërtoni përbërjet dhe radikalet alkile:a) C4H10 _________________b) C2H6 _________________ c) C8H18 ________________________d) C2H5 – ________________e) C4H9 – ________________

