Page 11 - Demo
P. 11


                                    5p Bromi zhvendoset nga klori në një tretësirë pa ngjyrë të bromurit të kaliumit.Tretësira bëhet portokalli.Atomi i natriumit i ka dhënë një elektron atomit të klorit.jon natrium Na1 jon klorur Cl2Na ClP1. Jepni përkufizimin e plotë për: a) oksidimin b) reduktimin.2. Çfarë tregon gjysmëbarazimi?3. Kaliumi vepron me klorin duke dhënë klorurin e kaliumit.a) Ky është një reaksion redoks. Shpjegoni pse.b) Shkruani gjysmëbarazimet e oksidimit dhe të reduktimit.4. Bromi zhvendos jodin nga tretësira e jodurit të kaliumit. a) Shkruani gjysmëbarazimet për këtë reaksion. b) Shkruani barazimin jonik të reaksionit redoks duke mbledhur dy gjysmëbarazimet.REAKSIONET REDOKSReaksionet redoks pa praninë e oksigjenitTashmë përkufizimi ynë për reaksionet redoks është shumë më i gjerë:Reaksionet që shoqërohen me dhënie dhe marrje elektronesh, quhen reaksione redoks.Në një reaksion redoks nuk është e domosdoshme prania e oksigjenit. Shihni shembujt e mëposhtëm.1. Reaksioni ndërmjet natriumit dhe kloritBarazimi është:2Na(ng) 1 Cl2(g) 2NaCl(ng)Siç tregohet edhe në të djathtë, atomet e natriumit u japin elektrone atomeve të klorit duke formuar jonet. Natriumi oksidohet, ndërsa klori reduktohet. Pra, ky është një reaksion redoks. Le të shohim gjysmëbarazimet:natriumi: 2Na 2Na 1 1 2e 2 (oksidim)klori: Cl2 1 231e 2 2 Cl - (reduktim) 2. Reaksioni ndërmjet klorit dhe bromurit të kaliumit Kur klori i gaztë gurgullohet në një tretësirë pa ngjyrë të bromurit të kaliumit, ajo merr ngjyrë portokalli si rezultat i këtij reaksioni: Cl2(g) + 2KBr(uj) 2KCl(uj) + Br2 (uj)Bromi është zhvendosur. Gjysmëbarazimet për këtë reaksion janë:klori: Cl2 1 2e 2 2Cl 2 (reduktim)joni bromur: 2Br 2 Br2 1 2e 2 (oksidim )Nga gjysmëbarazimet te barazimet jonike Duke mbledhur gjysmëbarazimet e rregulluara përftohet barazimi jonik i reaksionit.Një barazim jonik tregon jonet që marrin pjesë në reaksion.Për shembull, për reaksionin ndërmjet klorit dhe bromurit të kaliumit kemi: Cl2 1 2e 2 2Cl 22Br 2 Br2 1 2e 2Cl2 1 2e 2 12Br 2 2Cl 2 1 Br2 1 2e 2Duke thjeshtuar elektronet, përftohet barazimi jonik për reaksionin: Cl2 1 2Br 2 2Cl 2 1 Br2Një përmbledhje për reaksionet redoksOksidim quhet marrja e oksigjenit ose dhënia e elektroneve. Reduktim quhet dhënia e oksigjenit ose marrja e elektroneve. Në një reaksion redoks, oksidimi dhe reduktimi ndodhin gjithmonë bashkë, në të njëjtën kohë. 
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15