Page 110 - Demo
P. 110
1048.3PËRBËRJET ORGANIKEEmërtimi i alkaneve me varg të degëzuar.Përftimi i tyreEmërtimi i alkaneve me varg të degëzuarAlkanet mund të emërtohen në dy mënyra:I) Me emra të zakonshëmEmërtimi i zakonshëm nuk bëhet plotësisht mbi baza sistematike dhe shkakton konfuzion në dallimin e përbërjeve organike nga njëra-tjetra. Për shembull, emra të zakonshëm janë: butan, izobutan, pentan, izopentan I, izopentan II etj. Dihet se alkanet, të cilat kanë më shumë atome karboni në molekulë, formojnë një numër më të madh izomeresh vargu dhe, si rezultat, emërtimi i tyre bëhet më i vështirë.II) Sipas rregullave të IUPAC-utEmërtimi i alkaneve me varg normal dhe të degëzuar sipas sistemit IUPAC bëhet duke u bazuar në standarde. Sipas këtij sistemi, çdo përbërje ka vetëm një emër. Për emërtimin e alkaneve me varg normal kemi folur në mësimin e kaluar, ndërsa për të emërtuar alkanet me varg të degëzuar sipas sistemit IUPAC duhet të zbatojmë disa rregulla:• Zgjedhim vargun karbonik më të gjatë dhe vendosim numra mbi atomet e karbonit, duke u nisur nga skaji që është më afër degëzimit ose shumicës së degëzimeve.• Nënvizojmë me një vizë poshtë numrin e atomit të karbonit ku kemi degëzimin. Nëse në të njëjtin atom karboni kemi dy degëzime, vendosim dy viza poshtë numrit të atomit të karbonit.• Shënojmë emrin e hidrokarburit që i përket vargut më të gjatë. Në përbërjen e mësipërme, hidrokarburi me vargun më të gjatë emërtohet propan, sepse n=3. Ky quhet emër bazë.• Para emrit bazë vendoset emri ose emrat e radikaleve alkile, si dhe numrat e atomeve të karbonit ku janë lidhur radikalet. Nëse në molekulën e alkanit kemi dy ose më shumë radikale të njëjta, emri i radikalit vendoset vetëm një herë dhe përpara emrit të tij shënohet di, tri, tetra etj., p.sh.: a) CH3 1 2 3 4 5CH3- C- CH2- CH - CH3 CH3 CH3 trimetil -2,2,4- pentan metil-2- propanPër pikën (a), numërimi i atomeve të karbonit fillon nga skaji më afër të cilit ndodhen më shumë degëzime.Te karboni -2- kemi dy degëzime, ndërsa te karboni -4- kemi vetëm një degëzim (radikale). Emri i kësaj përbërjeje është trimetil -2,2,4- pentan. 1 2 3CH3- CH - CH3 CH3b)Gjendja në natyrë e alkaneveNë natyrë, alkanet gjenden në përbërjen e:• naftës; • gazit natyror;• gazeve që formohen nga shpërbërja e mbeturinave bimore;• produkteve të distilimit të thatë të qymyrgurit.

