Page 111 - Demo
P. 111
105PËRBËRJET ORGANIKEP1. Ç’përparësi ka emërtimi sipas IUPAC-ut ndaj emërtimit të zakonshëm?2. Ku bazohet emërtimi i alkaneve me varg të degëzuar?3. Cilat janë rregullat e emërtimit të alkaneve me varg të degëzuar?4. Ku gjenden alkanet në natyrë?5. Si përftohen alkanet në laborator?6. Shkruani reaksionet e përftimit të butanit në dy mënyra: a) sinteza e Vurcit;b) kripa e acidit karboksilik të një metali alkalin.7. Shkruani formulat e përbërjeve:a) metil -3- heptan; b) dimetil -2,2- butan;c) tetrametil metan; d) metil -2- propan.Alkanet mund të nxirren nga burimet e mësipërme, por dhe mund të përgatiten me anë të procesit të sintezës ose në laborator.Përftimi i alkaneve a) Përftimi i alkaneve me anë të sintezës së Vurcit Kjo sintezë realizohet nëpërmjet veprimit të rrjedhësve të halogjenuar të alkaneve me metale alkaline. Reaksioni zhvillohet me nxehje në prani të eterit. Produktet e reaksionit varen nga pjesëmarrja në reaksion e një rrjedhësi apo e më shumë rrjedhësve të halogjenuar. Rasti i parë:Nëse në reaksion marrin pjesë molekula të një rrjedhësi të halogjenuar, reaksioni zhvillohet si më poshtë:CH3-Cl + 2Na + Cl-CH3eter i thatë CH3- CH3 + 2NaClRasti i dytë:Nëse në reaksion marrin pjesë molekula të rrjedhësve të halogjenuar të ndryshëm, reaksioni zhvillohet si më poshtë: 3CH3Cl + 6Na + 3C2H5Cl C3H8 + C2H6 + C4H10 + 6NaClKy është reaksioni i përgjithshëm. Mekanizmi i tij paraqitet sipas reaksioneve elementare të mëposhtme:CH3Cl + 2Na + C2H5Cl CH3 - CH2 -CH3 + 2NaClCH3Cl + 2Na + CH3Cl CH3 - CH3 + 2NaCl C2H5Cl + 2Na + C2H5Cl CH3 - CH2-CH2 -CH3 + 2NaClb) gatitja e alkaneve në laboratorNë laborator, alkanet përgatiten duke nxehur një përzierje të kripërave të acideve monokarboksilike të ngopura me gëlqere të soduar (NaOH + CaO). CaOCH3COONa + NaOH Na2CO3 + CH4etanoat natriumiVetitë fizike të alkaneve1. Alkanet gjenden në përbërjet e naftës dhe të gazit natyror. Nafta përmban alkane, të cilat kanë deri në 70 atome karbon. Përbërësi kryesor i gazit natyror është metani. Në të ndodhen dhe sasi të vogla etani, propani, butani etj.2. Në kushte standarde, katër alkanet e para janë në gjendje të gaztë. Dymbëdhjetë të tjerat (nga C5 – C16) janë në gjendje të lëngët, ndërsa alkanet e tjera (nga C17 e lart) janë në gjendje të ngurtë. Pikat e vlimit rriten me rritjen e gjatësisë së vargut, sepse rriten forcat tërheqëse midis molekulave dhe nevojitet më shumë energji për t’i ndarë ato.3. Duke qenë se të gjitha lidhjet e tyre karbon–karbon janë lidhje njëfishe, alkanet quhen të ngopura. Vini re lidhjet tek etani lart, në të djathtë.4. Përgjithësisht, alkanet janë thuajse të plogëta, sepse janë hidrokarbure të ngopura.metangatitja e metanit

