Page 112 - Demo
P. 112


                                    1068.4PËRBËRJET ORGANIKEVetitë kimike të alkaneveReaksionet e alkaneveReaksionet e djegies Alkanet digjen në prani të oksigjenit të ajrit. Energjia e aktivizimit është tepër e lartë, por, gjatë djegies, sasia e energjisë që çlirohet e tejkalon sasinë e energjisë së aktivizimit dhe procesi shoqërohet me çlirim energjie (E produkteve < E nistore ). Reaksionet e djegies së alkaneve janë ekzotermike. Produktet e djegies janë dioksidi i karbonit dhe uji (g).CH4(g) + 2O2(g) → CO2(g) + 2H2O(g) ∆H <0 Në mënyrë të përgjithshme reaksionet e djegies paraqiten:CnH2n+2 + O2 → nCO2 + (n + 1) H2OReaksionet e zëvendësimitNë kushte të caktuara, alkanet hyjnë me lehtësi në reaksione zëvendësimi. Alkanet veprojnë me halogjenet në prani të rrezeve të dritës ultravjollcë, duke na dhënë rrjedhës të halogjenuar. Gjatë këtyre reaksioneve ndodh zëvendësimi i një ose i disa atomeve hidrogjen me një ose disa atome halogjeni. Gjatë veprimit të propanit me bromin në prani të dritës ultravjollcë, mund të përftohen dy rrjedhës:CH3- CH2 – CH3 + Br2 CH3- CH2 – CH2 - Br + HBr  brom -1 propani  CH3- CH – CH3 + HBr  Br  brom -2 ,propani!!Shënim. Këto dy përbërje quhen izomere pozicioni, sepse ndryshojnë nga njëra-tjetra nga pozicioni që zë atomi i bromit në molekulë.Reaksionet gjatë së cilave një atom ose një grup atomik zëvendësohet me një atom apo me një grup atomik tjetër, quhen reaksione zëvendësimi.Në molekulën e një alkani, atomet e halogjenit mund të zëvendësojnë të gjitha atomet e hidrogjenit me radhë njëri pas tjetrit, sipas skemës së reaksioneve të zëvendësimit radikalar (reaksione zinxhir). ! Veprimi i metanit me klorinAtomet e hidrogjenit mund të zëvendësohen një e nga një:klorometan CH3Cldiklorometan CH2Cl2triklorometan CHCl3tetraklorometan CCl4Të katër këto substanca përdoren si tretës. Ato mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, prandaj dhe përdorimi i tyre është i kufizuar.Të katër fazat e zëvendësimit të njëpasnjëshëm të një atomi hidrogjen me një atom klor përbëjnë mekanizmin e një reaksioni, i cili quhet reaksion zëvendësimi radikalar. Më poshtë janë dhënë faza e parë dhe ajo e dytë: Cl-Cl 2Cl•CH4 + Cl • CH3 • + HClCH3 • + Cl-Cl CH3Cl + Cl •CH3Cl + Cl • CH2Cl• + HClCH2Cl• + Cl-Cl CH2Cl2 + Cl •Reaksionet e dehidrogjenimit Në prani të katalizatorëve dhe në temperatura të larta, alkanet dehidrogjenohen. Nga dehidrogjenimi i tyre përftohen hidrokarbure të pangopura dhe hidrogjen i lirë. Al2O3C3H8 C3H6 + H2propan 8000C  propen alkan → alken + hidrogjenKy proces mund të zhvillohet dhe në prani të platinit si katalizator.Alkanet me varg të gjatë, në temperaturë dhe në trysni të lartë i nënshtrohen procesit të krekingut, nëpërmjet të cilit përftojmë hidrokarbure me varg më të shkurtër.C10H22 C4H10 + C6H12dekan butan hekzenp Hidrokarburet me varg të degëzuar digjen më me vështirësi se izomeret e tyre me varg të drejtë, prandaj ato përzihen me naftën për të kontrolluar djegien dhe për të ndaluar “kërcitjen” e 2 motorit, veçanërisht te makinat e garave.3n+1
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116