Page 113 - Demo
P. 113
107PËRBËRJET ORGANIKEP1. Cilat janë reaksionet karakteristike për alkanet?2. Pse alkanet dhe cikloalkanet nuk veprojnë me KMnO4 dhe ujin e Br2?3. Ç’janë cikloalkanet?4. Shkruani reaksionet:a) e bashkëveprimit të etanit me klorin; b) e djegies së propanit;c) e dehidrogjenimit të hekzanit.2. Propani bashkëvepron me klorin në prani të dritës ultravjollcë.a) Shkruani reaksionet e përftimit të rrjedhësve të njëzvëndësuar. b) Njehsoni vëllimin e klorit me pastërti 80% që nevojitet për të përftuar 15,7 g klor propan.Karakteristikat !e alkaneve janë:• nuk treten në ujë;• kanë pika vlimi e shkrirjeje të ulëta, të cilat rriten me rritjen e numrit të atomeve karbon;• dendësia e tyre është më e vogël se dendësia e ujit; digjen lehtë;• nuk veprojnë me ujin e bromit dhe me tretësirën e permanganatit të kaliumit;• hyjnë në reaksione zëvendësimi; • shpërbëhen në temperatura të larta;• dehidrogjenohen duke dhënë hidrokarbure të pangopura (alkene, alkine).Alkanet nuk e çngjyrosin ujin e bromit dhe tretësirën e permanganatit të kaliumit. Arsyeja është se ato janë hidrokarbure të ngopura.Pozicioni i atomeve të karbonit në molekulat e alkaneveSipas vendit që zënë në skeletin karbonik, atomet e karbonit emërtohen:a) karbon parësor (primar), b) dytësor (sekondar), c) tretësor (terciar), d) katërsor (kuaternar).Njohuri të përgjithshme mbi cikloalkanetQuhen ndryshe hidrokarbure të ngopura ciklike. Në dallim nga alkanet, cikloalkanet kanë dy atome hidrogjen më pak; ato kanë formulë të përgjithshme CnH2n. Numri më i vogël i atomeve të karbonit që mund të formojnë një cikël është tri, d.m.th., përfaqësuesi i parë i cikloalkaneve ka tri atome karbon dhe 6 atome hidrogjen, të lidhura në një cikël trekëndësh. Në figurë po japim disa formula të cikloalkaneve.Siç shihet nga figura, edhe cikloalkanet formojnë një seri homologe, ku çdo pjesëtar pasardhës ndryshon nga paraardhësi i tij me një grup - CH2 -. ciklopropan ciklobutan ciklopentan ciklohekzanEmërtimi i cikloalkaneve bëhet duke shtuar para emrit të alkanit përkatës me të njëjtin numër atomesh karboni fjalën “ciklo”, për shembull: ciklopropan, ciklobutan, ciklopentan, ciklohekzan etj. Cikloalkanet, ashtu si alkanet, janë të plogëta nga pikëpamja kimike. Reaksionet e tyre karakteristike janë të ngjashme me ato të alkaneve. Cikloalkanet mund të përftohen nga alkanet dhe anasjellas. parësor dytësortretësor C katërsorCH3CH2CH3 CHCH3CH3 CH3

