Page 114 - Demo
P. 114


                                    1088.5PËRBËRJET ORGANIKEAlkenetVeçori të lidhjes dyfisheAlkenet bëjnë pjesë në grupin e hidrokarbureve të pangopura. Ato përmbajnë një lidhje dyfishe në molekulën e tyre, d.m.th., kanë dy atome hidrogjen më pak se alkanet. Formula e përgjithshme e alkeneve rrjedh nga formula e përgjithshme e alkaneve, duke i hequr asaj dy atome hidrogjen: nga CnH2n+2 tek alkanet bëhet CnH2n tek alkenet.Nëse zëvendësojmë n=1 marrin CH2 (meteni), i cili nuk ekziston, pasi nuk ka mundësi të realizohet lidhja dyfishe. Që të realizohet kjo lidhje, duhet të kemi të paktën dy atome karboni në molekulën e alkenit. Lidhja dyfishe, e cila realizohet midis dy atomeve karbon përbëhet nga një lidhje sigma (σ) dhe një lidhje pi (π). Duke analizuar lidhjet e C=C dhe C-H vihet re se në molekulën e etenit, çdo atom karbon realizon tri lidhje sigma dhe një lidhje pi π. Po të krahasojmë lidhjen dyfishe me atë njëfishe vihet re se:Të dhëna Lidhja njëfishe Lidhja dyfisheEnergjia 348 kJ 614 kJGjatësia e lidhjes 0,155 nm 0,133 nmLloji i lidhjes Sigma Sigma dhe piFortësia Është më e fortë se lidhja njëfisheQëndrueshmëria Është më e qëndrueshme se lidhja dyfisheSeria homologe e alkeneveAlkenet, ashtu si alkanet, formojnë seri homologe. Ashtu si në serinë homologe të alkaneve, edhe në serinë homologe të alkeneve, pjesëtarët ndryshojnë nga njëri-tjetri me grupin -CH2-.Numri i atomeve karbonFormula molekulareFormula racionale (gjysmëstrukturore)Emri i përbërjes Rrënja+prapashtesan=1 CH2 Nuk ekziston Meten nukekzistonn=2 C2H4 CH2 ∙ CH2 Etenn=3 C3H6 CH2 ∙ CH- CH3 Propenn=4 C4H8 CH2 ∙ CH - CH2 - CH3 Buten -1n=5 C5H10 CH2 ∙ CH- CH2- CH2- CH3 Penten -1Emërtimi i alkeneve Alkenet emërtohen duke i shtuar rrënjës së emrit të alkaneve prapashtesën –en ose duke zëvendësuar prapashtesën –an tek emri i alkanit me atë –en (shih emërtimet në tabelë).Izomeria e pozicionit të lidhjes dyfishe tek alkenetLidhja dyfishe mund të jetë në pozicione të ndryshme tek ato alkene, molekulat e të cilave kanë më shumë se tri atome karboni. Për shembull, për butenin C4 H8kemi dy pozicione të mundshme të vendosjes së lidhjes dyfishe.Për n=2 mund të shkruajmë !formulën e strukturës:H H C=CH H eteniCH2 = CH - CH2- CH3CH3 - CH = CH - CH3buten -1buten -2
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118