Page 115 - Demo
P. 115
109PËRBËRJET ORGANIKEP1. Listoni nga dy veçori për secilën nga lidhjet e mëposhtme:a) sigma (σ); b) pi (π); c) dyfishe (C = C); d) njëfishe (C - C).2. Njehsoni numrin e izomereve të pozicionit të: a) C5 H10; b) C6H12; c) C7H14.3. Shkruani formulat e izomere gjeometrike të: a) buten-2; b) penten-2; c) hepten-3.4. Jepen formulat molekulare të alkeneve:C2H4, C5H10, C3H6, C8 H16.a) Shkruani formulat racionale të tyre (me varg normal). b) Tregoni cilat prej tyre nuk formojnë izomere pozicioni.c) Shpjegoni si ndryshon numri i izomereve me rritjen e numrit të atomeve të karbonit.!!!Për të emërtuar alkenet izomere pozicioni, përveç emrit të alkenit vendoset dhe numri që tregon pozicionin që zë lidhja dyfishe në molekulë. Te struktura (a) shohim se të dy atomet e hidrogjenit apo të dyja grupet metile janë në njërën anë të lidhjes dyfishe, ndërsa te struktura (b) ato ndodhen në anë të ndryshme të lidhjes dyfishe. Kemi paraqitur kështu dy forma izomeresh, që ndryshojnë nga njëritjetri nga pozicioni hapësinor që zënë atomet (H) dhe grupet atomike (-CH3 ) kundrejt lidhjes dyfishe. Ato paraqesin dy forma izomeresh cis dhe trans. Dukuria në këtë rast quhet izomeri gjeometrike. Tek alkenet, përveç dukurisë së izomerisë së pozicionit kemi edhe dukurinë e izomerisë së vargut. Në këtë rast, për emërtimin e alkeneve me varg të degëzuar do të zbatojmë rregullat e emërtimit të alkaneve me varg të degëzuar, vetëm me ndryshimin se vendosja e numrave mbi atomet e karbonit, për të përcaktuar vargun më të gjatë, do të fillojë nga skaji që është më afër lidhjes dyfishe, pavarësisht nga pozicioni i radikalit në molekulë.Shembulli:a) b) metil -3, buten -1 metil -2, buten -2Në pikën (b), numërimi i atomeve të karbonit ka filluar duke marrë parasysh edhe pozicionin e radikalit, i cili nga e djathta është më afër skajit. Kjo për shkak se pozicioni i lidhjes dyfishe është i baraslarguar nga të dyja skajet.Izomeria gjeometrike tek alkenetLe të studiojmë strukturën e molekulës së buten -2.1 2 3 4CH3- CH = CH - CH3Shohim se secili nga të dy atomet e karbonit, që lidhen me lidhje dyfishe, lidhen gjithashtu edhe me dy grupe atomike të ndryshme (me një atom hidrogjen dhe një grup metil). Të dyja karbonet e lidhjes dyfishe dhe grupet me të cilat ato lidhen, nuk mund të rrotullohen rreth lidhjes dyfishe. Edhe atomet e hidrogjenit, së bashku me grupet metile, kanë pozicionet e tyre të caktuara. Duke u nisur nga këto të dhëna, për buten-2 mund të paraqesim dy forma strukturore të ndryshme (strukturat përbri). 1 2 3 4CH2 = CH - CH - CH3 CH3 4 3 2 1CH3- CH = C - CH3 CH3 H H C = C CH3 CH3izomer cisH CH3 C = C CH3 Hizomer transShënim.Jo të gjitha alkenet formojnë izomere cis dhe trans. Për shembull: a) CH3- C = C - CH3 b) CH2 = CH - CH2 - CH3 CH3 CH3Në rastin (a), atomet e karboneve të lidhjes dyfishe lidhen me dy radikale të njëjta, ndërsa në rastin (b) karboni i parë lidhet me dy atome hidrogjen, prandaj këto përbërje nuk formojnë izomere gjeometrike (cis-trans).a) b)

