Page 117 - Demo
P. 117


                                    111PËRBËRJET ORGANIKE!!!!PProcesi gjatë të cilit shumë molekula të vogla bashkohen për të dhënë molekula të mëdha (makromolekula), të cilat e kanë formulën molekulare të barabartë me shumëfishin e molekulave të vogla, quhet polimerizim. Alkenet janë hidrokarbure të pangopura, sepse në molekulat e tyre ndodhet një lidhje dyfishe. Kjo vihet re kur ata veprojnë me:a) ujin e bromit; b) tretësirën e permanganatit të kaliumit.Reaksionet gjatë të cilave molekulat e dy substancave, njëra prej të cilave përmban lidhje shumëfishe, bashkohen për të dhënë një molekulë të vetme, quhen reaksione adicioni.Alkenet adicionojnë molekula, si: H2, Br2, Cl2, HCl, H2O, HCN. Gjatë procesit të adicionit lidhja dyfishe prishet. Në molekulat e alkeneve, të cilat kanë mbi dy atome karboni, gjatë adicionit të ujit, acideve halogjenhidrike si HCl, HBr etj., atomi i hidrogjenit do të lidhet me atë atom karboni të lidhjes dyfishe, i cili ka më shumë atome hidrogjen, ndërsa atomi i halogjenit (mbetja acide) ose grupi (OH) do të lidhet me atomin e karbonit, i cili ka më pak atome hidrogjen (Kjo rregull njihet si rregulla e Markovnikovit). Reaksionet e adicionita) Adicioni i hidrogjenitKy proces realizohet në prani të katalizatorëve.  Ni,Pt CH2 ∙ CH2 + H2 CH3 – CH3 eten etanb) Adicioni i halogjeneveMolekulat e alkeneve adicionojnë dy atome halogjenesh (Br2, Cl2 etj.) dhe japin rrjedhës të dihalogjenuar të alkaneveCH2 ∙ CH2 + Br2 CH2 – CH2 eten  Br Br dibrom-1,2, etanc) Adicioni i acideve halogjenhidrikeE zbatojmë në shembullin e mëposhtëm: Br CH3– CH ∙ CH2 + HBr CH3– CH – CH3 propen brom-2 propand) Adicioni i ujitMolekulat e alkeneve në prani të acidit sulfurik të holluar adicionojnë një molekulë ujë.Në këto raste formohen molekula alkoolesh. OH H2SO4(h) CH3 – CH ∙ CH2 + HOH CH3 – CH – CH3propen propanol-2Polimerizimi Molekulat e një alkeni mund të bashkohen njëra pas tjetrës duke formuar vargje shumë të gjata karboni. Secila nga molekulat e alkenit quhet monomer. Përbërja me varg të gjatë, e përftuar nga bashkimi i monomereve quhet përbërje polimere. Reaksioni gjatë të cilit ajo përftohet, quhet reaksion polimerizimi. Për shembull:CH2 ∙ CH2 + CH2 ∙ CH2 + CH2 ∙ CH2 → – CH2 – CH2 – CH2 – CH2 – CH2 – CH2 –  eten eten eten polietenReaksionin e mësipërm mund ta paraqesim edhe në këtë formë: nx nCH2∙ CH2 [– CH2 – CH2 –]n monomer polimerReaksionet e djegiesAlkenet digjen në prani të oksigjenit të ajrit dhe si produkte të djegies së plotë janë CO2 dhe H2O: C2H4 + 3O2 → 2CO2 + 2H2O Në mënyrë të përgjithshme: CnH2n+2 + O2 → nCO2 + nH2O1. Cilat janë reaksionet karakteristike të alkeneve?2. Pse për alkenet nuk janë karakteristike reaksionet e zëvendësimit?3. Ç’janë reaksionet e polimerizimit?4. Pse themi se alkenet shfaqin pangopshmëri?5. Plotësoni reaksionet:CH2 = CH - CH3 + H2CH3- CH = CH - CH3 + HCl 6. Nga adicioni i ujit në molekulën e një alkeni përftohet një produkt që përmban 21,6% O2.a) Shkruani reaksionin e adocionit.b) Përcaktoni formulën molekulare të alkenit.c) Shkruani formulat e izomerëve të tij.23n
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121