Page 118 - Demo
P. 118
1128.7PËRBËRJET ORGANIKEAlkooletnë majaenzima! Alkoolet klasifikohen:alkanole CnH2n+1- OH (të ngopura)alkenole CnH2n-1- OH (të pangopura)alkinole CnH2n-3- OH (të pangopura)aromatike C6H5 - OH (të pangopura)Formula e përgjithshme e alkooleve me një grup funksionor shkruhet R-OH. Grupi (-OH) lidhet me atomin e karbonit të radikalit me lidhje kovalente. Radikali mund të jetë i ngopur, i pangopur ose aromatik.Sipas IUPAC-ut, alkoolet e ngopura emërtohen alkanole.Klasifikimi i alkanoleve Ky klasifikim bazohet në: a) numrin e grupeve –OH; Monohidroksilike: CH3OH metanolDihidroksilike: HOCH2 – CH2OH etandiol -1,2Polihidroksilike: HOCH2 – CHOH – CH2OH propan triol-1, 2, 3b) pozicionin që zë grupi funksionor –OH në molekulëAlkanole parësore Alkanole dytësore Alkanole tretësoreCH3 - CH2 - OH etanolCH3 - CH – CH OH propanol-2 CH3 CH3 - C - CH3 OHmetil-2 propanol-2Seria homologe e alkanoleveFormula molekulare Formula strukturore EmërtimisistematikCH4OC2H6OC3H8OC3H8OCH3 - OH CH3 - CH2- OHCH3 - CH2 - CH2 - OHCH3 - CH - CH3 OHmetanoletanolpropanol -1propanol -2Për të emërtuar të gjitha llojet e alkooleve ndiqen disa rregulla të përgjithshme.Alkanolet me një grup hidroksil, sipas sistemit IUPAC, emërtohen në bazë të këtyre rregullave: zgjidhet vargu karbonik më i gjatë, i cili përmban grupin hidroksilik –OH, 7 6 5 4 3 2 1p.sh.: CH3 - CH2- CH - CH2 - C = CH - CH2 - OH; CH3 CH3 vendosen numra mbi atomet e karbonit, duke filluar nga skaji që ndodhet më afër grupit hidroksil, pavarësisht nga llojet e lidhjeve shumëfishe që ndodhen në vargun karbonik më të gjatë, duke marrë parasysh që pozicioni i lidhjes shumëfishe, që të jetë sa më afër grupit –OH. Në rastin e mësipërm, pozicioni i lidhjes dyfishe është -2-. Emri i vargut më të gjatë është hepten-2; fillimisht shkruhet emri i hidrokarburit të vargut më të gjatë, së bashku me pozicionin e lidhjes shumëfishe, më pas shtohet prapashtesa - ol, si dhe vendoset numri që tregon pozicionin e grupit - OH, d.m.th., hepten -2, ol -1; Meqenëse në vargun karbonik më të gjatë ndodhen edhe dy radikale metile, emërtimi i alkoolit të mësipërm bëhet dimetil-3,5 hepten-2, ol-1; në rastet kur në molekulën e një alkooli kemi disa grupe hidroksile, përpara prapashtesës -ol, vihet di, tri etj.Përftimi i etanolit1. Fermentimi (mënyra biologjike) Glukoza (sheqeri i rrushit) shpërbëhet nën veprimin e enzimave të majasë, në mungesë të ajrit. Majaja përbëhet nga qeliza të gjalla. Enzimat e prodhuara prej saj shërbejnë si katalizator në reaksion:C6H12O6(uj) 2C2H5OH(uj) 1 2CO2(g) 1 energjiProcesi quhet fermentim dhe është ekzotermik.

