Page 119 - Demo
P. 119


                                    113PËRBËRJET ORGANIKEP2. Hidratimi i etenit (mënyra kimike)Me hidratim të etenit kuptojmë lidhjen e tij me ujin. Ky është reaksion shtimi (adicioni).CHHCHHH H OH (l) 2O (g)570 ºC, 60–70 atmkatalizator(acid fosforik)eten etanol CHCHH H(g) +! Reaksioni i hidratimit të etenit: është i kthyeshëm dhe ekzotermik; zhvillohet në trysni të lartë dhe temperaturë të ulët (që rendimenti të jetë më i lartë);  zhvillohet në prani të katalizatorit (për të përshpejtuar reaksionin).Vetitë kimike të alkanoleveReaksione ku shkëputet lidhja O-H Alkanolet shfaqin veti acide të dobëta, më të dobëta se ato të ujit. Ato veprojnë me metalet alkaline, duke dhënë hidrogjen dhe kripëra që quhen alkoolate. Në këtë rast këputet lidhja midis dy atomeve O-H dhe atomi i hidrogjenit zëvendësohet me atomin e metalit (duhet të kemi parasysh valencat). Alkanolatet shpërbëhen nga uji, duke dhënë alkool dhe bazë. Shpërbërja e alkanolateve nga uji vërteton vetitë e dobëta acide të alkanoleve.	2C2H5OH + 2Na 2C2H5ONa + H2 etanol etanolat i Na	C2H5ONa + H2O C2H5OH + NaOH etanolat i Na etanolReaksione ku shkëputet lidhja C-ONë prani të acidit sulfurik H2SO4cc si katalizator, alkanolet veprojnë me acidet halogjenhidrike, duke dhënë rrjedhës të halogjenuar të alkaneve dhe ujë. Në këtë rast këputet lidhja midis C-OH. H2SO4(cc)  CH3 - CH2 - OH + H - Cl CH3 - CH2 - Cl + H2OReaksionet e djegiesAlkanolet digjen në prani të oksigjenit të ajrit.Nga djegia e plotë e alkooleve në prani të oksigjenit të ajrit përftohen dioksidi i karbonit dhe uji.C2H5OH + 3O2 2CO2 + 3H2OReaksionet e dehidratimitAlkanolet dehidratohen në prani të H2SO4(cc). H2SO4(cc)CH3- CH2- OH CH2= CH2 + HOH  etanol 1600C  eten! Vetitë fizike të alkooleve Tre pjesëtarët e parë të serisë homologe të alkanoleve treten mirë në ujë.  Tretshmëria e alkanoleve zvogëlohet me rritjen e masës molare.  Në temperaturë të zakonshme, nga metanoli deri tek undekanoli (C11 H24O) janë në gjendje të lëngët, ndërsa alkanolet që përmbajnë mbi 11 atome karboni, janë në gjendje të ngurtë.  Pikat e shkrirjes e të vlimit të alkooleve janë më të larta se ato të hidrokarbureve me masë molare të përafërt me ta. 1. Si klasifikohen alkanolet?2. Si emërtohen ata?3. Kujt i dedikohen vetitë acide të alkanoleve?4. Pse themi se alkanolet kanë veti acide më të dobëta se uji?5. Cilat janë produktet e djegies së plotë të alkanoleve?6. Shkruani dy reaksione në të cilat të pasqyrohet se vetitë kimike të alkanoleve varen nga polariteti i lidhjeve C – O dhe O – H.7. a) Renditni alkanolet e mëposhtme sipas tretshmërisë në ujë: butanol, metanol, pentanol, heptanol, etanol.b) Cila nga përbërjet ka temperaturë më të lartë vlimi: • etanoli apo propani; • eteni apo metanoli?c) Cili nga alkolet e mësipërme çliron më pak H2 kur vepron me Na metalik për të njëjtën sasi mase në g.8. Përcaktoni formulën molekulare të alkolit që përmban:64,8% C; 13,5% H; 21,6% O.t(0C)2001501005002 4 6 8 n-50-100-150alkanoletalkanet
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123