Page 12 - Demo
P. 12


                                    61.3p Bakri në tri gjendjet e tij të oksidimit:A – bakër metalik, 0B – klorur bakri(I), 11C – klorur bakri(II), 12A B CREAKSIONET REDOKSReaksionet redoks dhe ndryshimi i numrit të oksidimitÇfarë tregon numri i oksidimit?Në një përbërje kimike, numri i oksidimit të një elementi tregon se sa elektrone zhvendosen plotësisht apo pjesërisht nga njëri atom te tjetri. Ai shënohet n.o. dhe na ndihmon të dallojmë nëse një reaksion është redoks.Rregulla për përcaktimin e numrave të oksidimit të elementeve në përbërje të ndryshme Numri i oksidimit jepet zakonisht me numra arabë, para të cilëve vendoset shenja 1, kur atomi apo joni jep elektrone, dhe 2, kur atomi apo joni merr elektrone.1- n.o. i atomit të një elementi që ndodhet në gjendje të lirë (molekulë njëatomike) është zero: Na0, Zn0, He0, C0 etj.2- n.o. i atomeve të elementeve që ndodhen në molekulat e substancave të thjeshta dy- ose poliatomike është i barabartë me zero: H20, O20, S80, Cl20.3- n.o. i jonit njëatomik është i barabartë me ngarkesën e jonit, por shenja vendoset para numrit të ngarkesës, p.sh., joni i hekurit: Fe2+→Fe+2, Br-→Br-1 . 4- n.o. i fluorit, në të gjitha përbërjet kimike, është -1: NaF-1, HF-1, OF2-1.5- n.o. i çdo elementi të grupit IA është +1: Na+1Cl, K2+1O. 6- n.o. i çdo elementi të grupit IIA është +2: Mg +2O, Ca +2CO3.7- Të gjitha elementet e grupit VIIA, kur lidhen me elemente elektropozitive ose me elemente më pak elektronegative se ato vetë (në përbërje dyjare), shfaqin numër oksidimi të barabartë me -1:a) me elemente elektropozitive: NaCl-1, HBr-1, KI-1.b) me elemente më pak elektronegative se ato vetë: SCl2-1, PCl3-1, CCl4-1.8- n.o. i oksigjenit në përgjithësi është -2: Na2O-2, SO3-2;a) përjashtim bëjnë peroksidet, ku ai shfaq numër oksidimi -1: Na2O2-1, H2O2-1;b) vetëm në përbërjen O+2F2, oksigjeni shfaq numrin e oksidimit +2.9- n.o. i hidrogjenit në përgjithësi është +1: H2+1O, NaOH+1, H+1Cl.Te hidruret e metaleve, ai shfaq numrin e oksidimit -1: LiH-1, MgH2-1, AlH3-1.10- Shuma algjebrike e numrave të oksidimit në një përbërje kimike është e barabartë me zero: Li+1H-1, Na+1O-2H+1.11- Shuma algjebrike e numrave të oksidimit në një jon poliatomik është e barabartë me vlerën e ngarkesës së jonit: NO3- → shuma algjebrike e n.o = -1.Bazuar nga sa u tha më lart, për të kontrolluar nëse formulat janë të sakta, mund të përdorim numrin e oksidimit. MgCl212 2 3 (21) Shuma 5 0p Elementi natrium: numri i oksidimit 0 (zero).Atomet e elementeve kalimtare mund të shfaqin 2 ose më shumë numra oksidimi në përbërjet e tyre. Vëreni në tabelën e mëposhtme.Elementi Numrat e oksidimithekuri 12 dhe 13bakri 11 dhe 12mangani 12, 14, dhe 17 kromi 13 dhe 16Thamë se në çdo formulë, shuma e numrave të oksidimit është e barabartë me zero.Shohim në formulën e klorurit të magnezit:
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16