Page 121 - Demo
P. 121
115PËRBËRJET ORGANIKEp Aroma dhe shija e mollës vjen nga estere natyrale. Esteret sintetike përdoren në prodhimin e shampove.! Vetitë kimike të acidit etanoik1. Tretësira ujore e acidit etanoik e kthen ngjyrën e letrës së lakmusit nga blu në të kuqe.2. Acidi etanoik vepron me metalet, bazat dhe karbonatet e metaleve dhe formon kripëra. a) me metalet çlirohet hidrogjen: 2CH3COOH + Zn (CH3COO)2 Zn + H2 acid etanoik etanoat zinkub) me bazat jep reaksione asnjanësimi: CH3COOH + NaOH CH3COONa + H2O acid etanoik hidroksid natriumi etanoat natriumi Si të gjitha kripërat, etanoati i natriumit është përbërje jonike.Të gjitha acidet karboksilike veprojnë me bazat ashtu si dhe acidi etanoik.Acidi etanoik, një acid i dobëtTretësira ujore e acidit etanoik shfaq veti acide, sepse përmban jone H+. Nga molekulat e acidit etanoik që treten në ujë, vetëm disa ndahen në jone, prandaj ai shfaq veti të dobëta acide.CH3 COOH(uj) 1 H2O(l) CH3COO –(uj) 1 H13O(uj) acid etanoik jon etanoat jone hidron(Joni hidron përftohet: H1(uj) 1 H2O(l) H13O(uj)EsteretEsteret janë përbërje që përftohen nga veprimi i një acidi me një alkool. Acidi etanoik hyn në reaksion me një alkool duke formuar një ester. Molekula e alkoolit është kthyer mbrapsht për të treguar se çfarë ndodh në reaksion:Formulat strukturore janë sipër. H H CHHC CHHCHHCHO HOH+ HO H C + H2OH2SO4ccHHCOO C HHHCHHCHHgrupi funksionor i estereveacid etanoik propanol-1etanoat propili (ester)ujëose shkurt: CH3COOH(l) 1 HOC3H7(l)H2SO4cc CH3COOC3H7(l) 1 H2O(l)Një përmbledhje për esteret Nga bashkimi i dy molekulave (një molekulë acidi dhe një molekulë alkooli) përftohet një molekulë më e madhe dhe një molekulë ujë. Ky reaksion quhet reaksion esterifikimi. Të dyja anët ereaksionit lidhen me dy shigjeta të kundërta, që tregojnë se reaksioni është i prapësueshëm dhe acidi sulfurik shërben si katalizator. Reaksioni i kundërt quhet reaksion hidrolize. Emërtimi i estereve bëhet duke shënuar në fillim emrin e mbetjes acide dhe pas saj emrin e radikalit alkil, p.sh.: etanoat propili (etanoat → mbetja acide, propil → radikali alkil). Etanoati i propilit ka aromë dardhe. Në fakt, mjaft estere kanë aroma dhe shije tërheqëse. Për këtë arsye, ato u hidhen shampove, sapunëve, akulloreve dhe ushqimeve të tjera.P1. Cili është grupi funksionor i acideve karboksilike?2. Kopjoni në fletore dhe plotësoni vendet bosh me fjalët e përshtatshme. Acid karboksilik 1 metal → ________+_________Acid karboksilik 1 bazë → ________+_________Acid karboksilik 1 alkool → _______+_________3. Acidet karboksilike janë acide të dobëta. Shpjegoni pse.4. Mol-jonet që formohen nga shpërbashkimi i një mol acid karboksilik janë: A) RC+ dhe OOH- B) RCO+ dhe OH- C) RCOO- dhe H+ D) RC+ dhe OH5. Çfarë kuptoni me termin reaksion esterifikimi?6. Pse esteret janë përbërje të rëndësishme për industrinë?Joni etanoat Kjo është formula strukturore e tij: HHHC COO–

