Page 122 - Demo
P. 122
Kontrolli i kapitullit 8116PËRBËRJET ORGANIKEPyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Në molekulën e një alkeni ndodhen 5 atome karboni. a) Përcaktoni formulën molekulare të alkenit.b) Shkruani formulën racionale (gjysmëstrukturore).c) Paraqitni formulat strukturore të izomereve të pozicionit. d) Emërtojini ato sipas sistemit IUPAC. 2. Jepet skema e mëposhtme.a) Shkruani të gjitha reaksionet e mundshme.b) Përcaktoni kushtet e zhvillimit të tyre.c) Emërtoni reaktantët dhe produktet.d) Tregoni tipat e reaksioneve. 3. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:a) Cilat janë elementet përbërëse të molekulave të alkaneve?b) Cili nga alkanet është përbërësi kryesor i gazit natyror?c) Pas butanit, dy alkanet e tjerat të serisë homologe janë pentani dhe hekzani. Sa atome karboni ndodhen në një molekulë: i. pentani; ii. hekzani?d) A vepron pentani me ujin e bromit? Shpjegoni pse.e) Alkanet digjen në një sasi të mjaftueshme oksigjeni. Emërtoni produktet e gazta që përftohen.f) Shkruani me fjalë reaksionin e djegies së plotë të pentanit në oksigjen.g) Emërtoni substancën helmuese që përftohet gjatë djegies jo të plotë të pentanit në ajër.4. Gjatë kalimit të avujve të etanolit nëpër një katalizator të nxehtë (Al2O3) përftohet eten i gaztë dhe ujë. Në këtë rast ndodh një reaksion dehidratimi.a) Vizatoni një diagram të pajisjes së përshtatshme për të kryer këtë reaksion në laborator.b) Çfarë kuptoni me termin reaksion dehidratimi?c) Përdorni formulat strukturore për të shkruar barazimin kimik të këtij reaksioni.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni çfarë janë hidrokarburet; shkruani reaksionin e dehidrogjenimit të etanit; shpjegoni se çfarë kuptoni me termin formulë strukturoredhe paraqitni formulat strukturore të: metanit; etanit; etenit; etanolit; acidit etanoik. tregoni cilit grup i përket një përbërje, bazuar në formulën e saj strukturore, si dhe emërtojeni atë; shkruani grupet funksionore të alkeneve, alkooleve dhe acideve karboksilike; shpjegoni pse alkanet janë përbërje joaktive, përveç reaksionit të djegies; shkruani reaksionin për djegien e metanit; shpjegoni çfarë do të thotë i/e pangopur dhe përshkruani një eksperiment për të identifikuar një hidrokarbur të pangopur; përshkruani si i shtohen njëra-tjetrës monomeret e etenit për të përftuar polimerin polietilen; tregoni dy përdorime të etanolit (si tretës dhe si lëndë djegëse); shkruani reaksionin e djegies së etanolit; renditni të paktën dy përparësi të etanolit si lëndë djegëse; tregoni eksperimentalisht që acidi etanoik është acid i dobët; shkruani formulat strukturore për katër pjesëtarët e parë të serisë homologe të: alkaneve, alkeneve, alkooleve dhe acideve karboksilike, si dhe emërtojini ata; përshkruani vetitë e përgjithshme të një serie homologe; shpjegoni çfarë janë përbërjet izomere dhe shkruani formulat strukturore të tyre; shpjegoni si ndodhin reaksionet e zëvendësimit të hidrogjenit me klor tek alkanet; përkufizoni reaksionet e adicionit (shtimit) të hidrogjenit, ujit dhe bromit tek alkenet; tregoni dy mënyrat e përftimit të acidit etanoik; shpjegoni përse acidi etanoik është acid i dobët; shkruani reaksionin e bashkëveprimit të acidit etanoik me një alkool, si dhe emërtoni produktin që formohet.

