Page 123 - Demo
P. 123


                                    117PËRBËRJET ORGANIKEd) i. Çfarë do të vini re nëse gazi i formuar gurgullohet në ujë bromi? ii. Nëse avujt e etanolit gurgullohen në ujë bromi nuk ndodh gjë. Pse?5. a) Cila prej përbërjeve të mëposhtme mund të përdoret si monomer për të përftuar përbërje polimere (me adicion)? Shpjegoni zgjedhjen tuaj. i. Eteni, CH2 = CH2. ii. Etanoli, C2H5OH. iii. Propani, C3H8. iv. Stireni, C6H5CH = CH2. v. Kloropropeni, CH3CH = CHCl.b) Emërtoni polimeret e përftuara.6. Formula e përgjithshme e hidrokarbureve të ngopura është CnH2n + 2. Ato formojnë një seri homologe.a) Çfarë kuptoni me termin seri homologe?b) Shpjegoni çfarë do të thotë termi i/e ngopur.c) Renditni emrat e serive homologe që keni mësuar.d) i. Shkruani formulën molekulare të një pjesëtari të çdo serie homologe që përmban dy atome karbon. Emërtojini ata. ii. Shkruani formulat e tyre strukturore.e) i. Si emërtohet seria homologe e hidrokarbureve të pangopura që keni mësuar? Shkruani formulën e saj të përgjithshme. ii. Shkruani formulën molekulare të pjesëtarit të kësaj serie homologe që përmban dy atome karbon. Emërtojeni atë. iii. Shkruani formulën e tij strukturore.Njohuri të thelluara7. Gjatë djegies së plotë të 5 g të një përbërjeje organike u formuan 9,6 g CO2 dhe 5,6 g H2O në kushte normale. Densiteti i krahasuar i kësaj përbërjeje në lidhje me hidrogjenin është 23.Përcaktoni formulën molekulare të përbërjes.8. Masa molare e një përbërjeje organike është 210 g/mol. Në një sasi të caktuar të kësaj përbërjeje (mostër) ndodhen 1,5 gram hidrogjen dhe 9 g karbon. Gjeni formulën molekulare të përbërjes.9. Një alken vepron me bromin dhe jep dibrom -1,2 alkan.a) Përcaktoni formulën molekulare të alkenit, nëse 0,3 mole të tij e kanë masën 21 g.b) Shkruani reaksionin e përftimit të dibrom -1,2 pentanit. c)Njehsoni masën në gram të bromit me pastërti 90% të futur në reaksion, nëse janë përftuar 140 gram dibrom -1,2 pentan me pastërti 80%.10. Etanoli është pjesëtar i një serie homologe.a) Tregoni dy karakteristika të tij të përgjithshme.b) i. Si quhet seria homologe ku bën pjesë etanoli? ii. Cila është formula e përgjithshme e serisë? iii.Çfarë kuptoni me termin grup funksionor? iv. Cili është grupi funksionor i serisë homologe, ku bën pjesë etanoli?c) Cila është formula molekulare e etanolit?d) i. Shkruani formulën strukturore të pjesëtarit të pestë të kësaj serie. Emërtojeni atë. ii. Cila është formula strukturore e njërit prej izomereve të alkoolit që ka 5 atome karboni? iii. Si mund të përftohet penten -1 nga pentanol -1? Shkruani reaksionin. iv. Shkruani reaksionin e oksidimit të pentanol -1 me përzierjen oksiduese KMnO4 + H2SO4.11. Acidi etanoik është pjesëtar i serisë homologe me formulën e përgjithshme CnH2nO2.a) Tregoni emrin e kësaj serie.b) Cili është grupi i saj funksionor?c) Acidi etanoik është acid i dobët. Shkruani reaksionin e shpërbashkimit të tij.d) Acidi etanoik hyn në reaksion me karbonatet. i. Çfarë ndodh gjatë këtij reaksioni? ii. Shkruani barazimin e reaksionit të bashkëveprimit të tij me karbonatin e natriumit.e) i. Emërtoni pjesëtarin e serisë homologe të acideve karboksilike për n = 3. Shkruani formulën e tij strukturore. ii. Shkruani barazimin e reaksionit të bashkëveprimit të këtij acidi me hidroksidin e natriumit.12. Acidi etanoik hyn në reaksion me etanolin në prani të acidit sulfurik.a) Jepni emrin e produktit organik që formohet.b) Ç’lloj përbërjeje është?c) Si mund ta kuptoni shpejt se përbërja është formuar?d) Cili është funksioni i acidit sulfurik?e) Reaksioni është i prapësueshëm. Çfarë do të thotë kjo?f) Shkruani barazimin e çdo reaksioni.13. Hekzen -1 është hidrokarbur i pangopur. Shkrin në -140°C dhe vlon në 63°C. Formula e tij empirike është CH2 dhe masa molekulare relative është 84.a) i. Cilës familje i përket hekzen-1? ii. Cila është formula molekulare?b) i. Hekzen-1 hyn në reaksion me ujin e bromit. Shkruani barazimin e këtij reaksioni. ii. Si quhet ky lloj reaksioni? iii.Çfarë do të shihni gjatë këtij reaksioni? 14. Shkruani formulat e strukturës elektronike të përbërjeve:a) acid benzoik; b) metanoat natriumi;c) acid etanoik; d) benzoat kaliumi.15. Emërtoni këto estere:a) C2H5- COO - CH3b) CH3 - CH2- COO - C2H5c) CH3 -COO- C3H7
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127