Page 124 - Demo
P. 124
1189.1Çfarë janë polimeret?Polimeret janë substanca, molekulat e të cilave formohen nga bashkimi i shumë molekulave të vogla. Në tabelën e mëposhtme tregohet si bashkohen molekulat e etenit duke formuar polietilenin.Më poshtë jepet reaksioni:HC CHHHHC CHHHHC CHHHHC CHHHHC CHHHHC CHHHH HHHHHHHHHHHHHCCCCCCCCCCCCH H H H H H H H H Hpjesë e molekulës së polietilenit (polimer) polimerizimmolekula eteni (monomere) Provëza në fotografi është e mbushur me eten (gaz) dhe e mbyllur me tapë. Kur eteni nxehet në temperaturën 50°C, nën trysni dhe në prani të një katalizatori të veçantë …… kthehet në lëng, i cili, kur ftohet, kthehet në një substancë të ngurtë e të lëmuar me ngjyrë të bardhë. Ajo përmban molekula shumë të gjata, të cilat formohen nga bashkimi i molekulave të etenit.Përbërja e përftuar është një lëndë e parë mjaft e rëndësishme për industrinë. Me të mund të prodhohen lodra, kosha për mbeturinat, tavolina dhe karrige, tuba uji, kova, enë larjeje e kështu me radhë. Formula strukturore e mësipërme tregon si bashkohen gjashtë molekula eteni (në fakt, bashkohen mijëra molekula të tilla), duke formuar makromolekula. Produkti quhet polimer. Polimeri i përftuar nga eteni quhet poli (eten) ose polietilen. Poli do të thotë shumë. Reaksioni quhet polimerizim. Në një reaksion polimerizimi, mijëra molekula të vogla bashkohen për të krijuar një makromolekulë. Molekulat e vogla quhen monomere, ndërsa produkti quhet polimer.Polimeret sintetikePolietileni është polimer sintetik. Me termin sintetik kuptojmë se është prodhuar në fabrikë. Në polimeret sintetike bëjnë pjesë: najloni, terylene (material poliester), lycra (përbërje elastike që përdoret për rrobat e sportit, ato të notit etj.), çamçakëzi dhe plastikat si polistireni dhe perspex (peçikllasi që përdoret për xhama plastikë); xheli i flokëve dhe xheli i dushit përmbajnë polimere të tretshme në ujë.p Xheli i flokëve është një polimer i tretshëm në ujë. Kur vihet në flokë, uji avullon dhe xheli ngrin.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)Përbërjet polimere

