Page 125 - Demo
P. 125


                                    119Amidoni është një polimer i prodhuar nga bimët. Molekulat e amidonit formohen nga polimerizimi i molekulave të glukozës. Ne e marrim amidonin nga ushqimet, si: orizi, buka, patatet etj.Bimët prodhojnë edhe celulozën, një polimer tjetër i glukozës. Veshjet e pambukta dhe pantallonat xhins përbëhen thuajse plotësisht nga celuloza e pastër, e nxjerrë nga bima e pambukut.Lëkura, flokët, thonjtë, kockat dhe muskujt e njeriut përbëhen kryesisht nga përbërje polimere të quajtura proteina. Trupi i sintetizon proteinat nga bashkimi i aminoacideve.p Druri përmban mbi 50% celulozë. Prej saj prodhohet letër.Polimeret natyrorePolietileni sintetik u prodhua për herë të parë në vitin 1935, por polimeret natyrore e kanë zanafillën miliona vjet më parë. Le të shohim shembujt e mëposhtëm.Celuloza përbën 50% të masës drunore. Letra prodhohet nga brumi i drurit, d.m.th. letra për librat dhe fletoret prodhohet kryesisht nga celuloza. Polimeri me natyrë proteinike që gjendet te floku, thonjtë, leshi, mëndafshi, brirët dhe kthetrat e kafshëve quhet keratinë. Polimeri që gjendet në lëkurë dhe kocka quhet kolagjen. Pra, trupi i njeriut dhe trupat e të gjitha gjallesave përmbajnë përbërje polimere. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme, pasi përdoren për ushqim, veshje, ndërtime, xhama, pajisje, aparatura, barna etj. Prodhimi i përbërjeve polimereTë gjitha përbërjet polimere, natyrore apo sintetike, përbëhen nga makromolekula të përftuara nga bashkimi i molekulave të vogla.Reaksionet e përftimit të përbërjeve polimere nuk janë të njëjta. Për përftimin e tyre përdoren dy lloje reaksionesh: polimerizimi me adicion (shtim) dhe polimerizimi me kondensim. Më shumë për këto reaksione do të mësoni në dy temat pasardhëse dhe do të dalloni ndryshimet midis tyre.P1. Çfarë kuptoni me termat:a) përbërje polimere; b) polimere natyrore;c) polimere sintetike; d) polimerizim;e) monomere?2. Si quhet polimeri natyror që gjendet te:a) floku; b) librat?3. Përmendni të paktën tri objekte që ndodhen në klasën tuaj, të cilat janë prodhuar nga përbërje polimere.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129