Page 126 - Demo
P. 126
1209.2Polimerizimi i etenitAnalizojmë përsëri reaksionin e përftimit të polietilenit:HC CHHHHC CHHHHC CHHHHC CHHHHC CHHHHC CHHHH HHHHHHHHHHHHHC CCCCCCCCCC CH H H H H H H H H Hpjesë e një molekule polietileni (një polimer) polimerizimmolekula eteni (monomere)Reaksioni mund të paraqitet shkurtimisht si më poshtë:ku n tregon numrin e monomereve që ndodhen në një makromolekulë dhe mund të ketë vlera deri në disa mijë. Katalizatori i reaksionit është zakonisht një përzierje përbërjesh titani dhe alumini.Reaksionet e adicionit (me shtim)Reaksioni i mësipërm ndodh sepse prishet lidhja dyfishe C = C në molekulat e etenit, duke u dhënë mundësinë atyre t’i shtohen njëra-tjetrës. Ky proces quhet polimerizim me adicion.Polimerizimi me adicion realizohet për shkak të prishjes së lidhjes dyfishe brenda molekulave të etenit, gjë e cila krijon mundësi që molekulat t’i shtohen njëra-tjetrës.MonomeretMolekulat e vogla fillestare në një reaksion polimerizimi quhen monomere. Në reaksionin e mësipërm, eteni është monomer. Që të ndodhë polimerizimi me adicion, monomeret duhet të kenë lidhje të dyfishtë C=C. Gjatësia e vargut te polietileniTe polietileni, molekulat e etenit janë bashkuar duke formuar vargje të gjata me atome karboni. Çdo atom karboni lidhet edhe me dy atome hidrogjeni. Vargjet e karbonit janë të ngjashme, por nuk janë identike, sepse gjatësia e vargut nuk është e njëjtë. Kjo është arsyeja përse nuk mund të shkruajmë një formulë të saktë për polietilenin.Duke ndryshuar kushtet e reaksionit, gjatësia mesatare e vargut mund të ndryshohet, por vargjet nuk do të kenë kurrë të njëjtën gjatësi. Masa molare (M) e një molekule eteni është 28 g/mol. Masa molare mesatare e molekulave të polimerit në një mostër polietileni mund të jetë 500 000 g/ mol ose më e madhe. Kjo do të thotë se, kur prodhohet polietileni, mesatarisht bashkohen të paktën 17 000 molekula eten.nxehtësi, trysnikatalizatornnHHCHHCHH HHC Cp Për t’u ambalazhuar lehtësisht, polietileni prodhohet dhe shitet në formë kokrrizash. Më pas, kokrrizat nxehen që të shkrijnë. Masa e shkrirë përdoret për prodhimin e shisheve dhe qeseve plastike.p Për të prodhuar një shishe, duhet të shkrihen kokrrizat e polietilenit. Një sasi e vogël e polimerit të shkrirë futet në kallëp. Në të fryhet ajër, i cili e detyron masën e polimerit të marrë formën e kallëpit. Më pas, kallëpi hapet dhe prej tij del shishja.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)Polimerizimi me shtim

