Page 128 - Demo
P. 128
1229.3Polimerizimi me kondensim ndryshon nga ai me adicionPolimerizimi me adicion realizohet nëse monomeri përmban lidhje dyfishe C = C. Molekulat i shtohen njëra-tjetrës duke formuar një varg polimer. Polimerizimi me kondensim nuk realizohet në këtë mënyrë. Ai ka këto veçori: Nuk varet nga lidhjet dyfishe C = C. Realizohet nga bashkimi i të paktën dy monomereve të ndryshme, ku secili prej tyre përmban dy grupe funksionore. Monomeret lidhen me njëri-tjetrin me anë të grupeve funksionore, duke eliminuar një molekulë të vogël. Në fund të procesit formohen dy produkte: polimeri dhe një produkt tjetër.Le të shohim shembujt e dhënë.1. Prodhimi i najlonitMë poshtë janë dhënë dy monomere që përdoren në prodhimin e najlonit. Për t’i shqyrtuar sa më lehtë do t’i quajmë A dhe B:A ka një grup NH2 në secilin skaj. B ka një grup COCl në secilin skaj. Vetëm këto grupe funksionore marrin pjesë në reaksion. Kështu, për ta thjeshtëzuar do të tregojmë pjesën tjetër të molekulave të paraqitura me drejtkëndësha me ngjyra të ndryshme.Reaksioni midis dy molekulave monomere ndodh si më poshtë:Atomi i azotit në njërin skaj të A-së lidhet me atomin e karbonit në skajin përballë të B-së, duke eliminuar një molekulë HCl. Reaksioni vazhdon edhe në skajet e tjera të monomerit A dhe B. Në këtë mënyrë lidhen së bashku mijëra molekula, duke dhënë molekulën polimere najlon. Më poshtë është paraqitur një pjesë e vargut të saj.Grupi ku bashkohen monomeret quhet lidhje amidike (kjo lloj lidhjeje gjendet edhe te proteinat) dhe najloni quhet poliamid. Me poliamid (najlon) mund të prodhohen fije shumë të forta, të cilat nuk kalben. Ai përdoret për prodhimin e fijeve, litarëve, rrjetave të peshkimit, tapeteve, rripave të sigurimit për automjete etj.HHHHH HH HN CCCCC CHHHNHHHH HA diamino -1,6 hekzanHHHHH HC CCCCOClOClCH HB dioksi -1, 6, diklor -1, 6 hekzan NHHHNHCOClOCl+ CA BN +HHOClC HClOHN CMë pas, një molekulë tjetër B lidhet këtu ...... një molekulë tjetër A lidhet këtu ... e kështu me radhë.HCl eliminohetCOHN COCOHNHN COHNKjo lidhje midis grupeveNH - CO apo CO - NH quhetlidhje amidike.p Përftimi i najlonit në laboratorin e shkollës. A tretet në ujë. B tretet në një tretës organik që nuk përzihet me ujin. Najloni krijohet aty ku takohen dy tretësirat.p Fija e najlonit është e fortë dhe shumë e përshtatshme për të mbajtur balonat.monomeri Amonomeri BPËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)Polimerizimi me kondensim

