Page 129 - Demo
P. 129
123H HC CO C C OHO OHC C C CH HH ClH HHOC (acidi benzen dioik -1) D (etan diol -1,2)C C OHCO OOHCOHCO OOH+ HO OHC DC O OH + H2OMë pas, një monomer tjetër D lidhet këtu ...... një monomer tjetër Clidhet këtu ... e kështu me radhë.H2O eliminohetOOOOO C C OOCOCKy grup quhetlidhje esterore.p Fibrat e najlonit dhe të terylenit krijohen nëpërmjet kalimit të polimerit të shkrirë nëpër një valvul me vrima (e ngjashme me kokën e dushit). Pasi del nga vrimat, polimeri forcohet në trajtë fijesh të gjata.p Materiali i këtyre këmishëve përbëhet nga fije pambuku të përziera me fije poliesteri.2 Prodhimi i materialit poliester (terylene)Ashtu si najloni, edhe poliestra prodhohet nga polimerizimi me kondensim, duke përdorur dy monomere të ndryshme. Këtë herë, monomeret do t’i quajmë C dhe D.Monomeri C ka dy grupe karboksilike – COOH (është acid), ndërsa monomeri D ka dy grupe hidroksile -OH (është alkool). Në reaksion marrin pjesë vetëm grupet funksionore. Pjesa tjetër e molekulave të tyre paraqitet me drejtkëndësha me ngjyra të ndryshme.Reaksioni midis dy molekulave monomere vijon si më poshtë:Atomi i karbonit në njërin skaj të C-së lidhet me atomin e oksigjenit në skajin përballë të D-së, duke eliminuar një molekulë H2O. Reaksioni vazhdon në skajin tjetër të C-së dhe në atë të D-së. Në këtë mënyrë bashkohen mijëra molekula, duke dhënë molekulën polimere terylene (poliester). Më poshtë është dhënë një pjesë e vargut të saj:Në fakt, ky është një reaksion midis një acidi dhe një alkooli, ku lidhjet që realizohen janë -CO-O- dhe që u përkasin estereve. Terylene quhet poliester.Ai përdoret për të prodhuar veshje të ndryshme, si: mbulesa për kolltukë dhe për orendi shtëpiake, rroba të ndryshme, çarçafë etj. Zakonisht, fijet e saj përzihen me fije pambuku. Pëlhura e prodhuar në këtë mënyrë është më e qëndrueshme se pëlhura prej pambuku të pastër dhe nuk rrudhoset lehtë. Terylene shitet edhe si fije poliesteri.P1. Sa produkte përftohen nga polimerizimi me kondensim?2. Polimerizimi me kondensim realizohet nëse çdo molekulë monomere përmban dy grupe funksionore. Shpjegoni përse.3. Cilat janë dallimet midis polimerizimit me kondensim dhe atij me adicion?4. a) Vizatoni një diagram, nëpërmjet të cilit të tregoni si zhvillohet reaksioni i prodhimit të najlonit. (Vargjet e karbonit mund t’i paraqisni me drejtkëndësha me ngjyrë).b) Rrethoni lidhjen amidike në diagram.c) Najloni quhet poliamid. Pse?5. Shkruani formulën kimike të një pjese të molekulës së terylene-s, duke përdorur drejtkëndësha me ngjyrë për paraqitjen e vargjeve të karbonit. Rrethoni lidhjen - CO-Odhe emërtojeni atë.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)

