Page 13 - Demo
P. 13
7p Hekuri vepron me squfurin. Përzierja hekur-squfur nxehet që të fillojë reaksioni.Më pas çlirohet nxehtësi.Pp Natriumi digjet në klor dhe formon klorur natriumi. 1. a) Shkruani me fjalë këtë reaksion: 2H2(g) 1 O2(g) 2H2O(l)b) Rishkruani barazimin kimik të pikës a) Sipër çdo simboli shkruani numrin e oksidimit.c) A është ky një reaksion redoks? Jepni shpjegime.d) Tregoni se cila substancë është oksiduar dhe cila është reduktuar. 2. Përsërisni hapat si në pyetjen 1 për secilin nga këto barazime: i. 2KBr(ng) 2K(ng) 1 Br2(l) ii. 2KI(uj) 1 Cl2(g) 2KCl(uj) 1 I2(uj)3. a) Lexoni rregullën e pikës 6 në faqen 6. b) Duke përdorur rregullën e pikës 6, gjeni numrin e oksidimit të atomit të karbonit te dioksidi i karbonit CO2.c) Karboni digjet në oksigjen duke formuar dioksid karboni. Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion.d) Duke përdorur numrat e oksidimit, tregoni se është një reaksion redoks; se cila substancë është oksiduar dhe cila është reduktuar.4. Çdo reaksion ndërmjet dy elementesh është një reaksion redoks. A jeni dakord me këtë formulim? Shpjegoni pse.REAKSIONET REDOKSNumri i oksidimit dhe reaksionet redoksAnalizojmë barazimin e reaksionit ndërmjet natriumit dhe klorit: 0 0 11 212Na(ng) 1 Cl2(g) 2NaCl(ng)Mbi simbolin e secilit element është paraqitur numri i oksidimit. Shohim si kanë ndryshuar ata gjatë reaksionit: Çdo atom natriumi jep një elektron dhe shndërrohet në një jon Na+. Kështu, natriumi oksidohet dhe numri i oksidimit rritet nga 0 në +1. Çdo atom klor merr një elektron dhe shndërrohet në një jon Cl2. Pra, klori reduktohet dhe numri i oksidimit zvogëlohet nga 0 në 21.Reaksioni që shoqërohet me ndryshim të numrave të oksidimit të atomeve të elementeve, quhet reaksion redoks. Rritja e numrit të oksidimit tregon se ka ndodhur procesi i oksidimit.24 23 22 21 0 11 12 13 14Zvogëlimi i numrit të oksidimit tregon se ka ndodhur procesi i reduktimit.Përdorimi i numrit të oksidimit për të dalluar reaksionet redoksShembulli 1 Hekuri vepron me squfurin duke formuar sulfur hekuri(II):0 0 12 −2Fe(ng) 1 S(ng) FeS(ng)Numrat e oksidimit kanë ndryshuar, si rrjedhim kemi një reaksion redoks.Shembulli 2 Kur klori gurgullohet në një tretësirë të klorurit të hekurit(II), formohet klorur hekuri(III). Barazimi dhe numrat e oksidimit janë si më poshtë:12 −1 0 13 −12FeCl2(uj) 1 Cl2(uj) 2FeCl3(uj)Numrat e oksidimit kanë ndryshuar, si rrjedhim kemi një reaksion redoks.Shembulli 3 Kur amoniaku vepron me klorurin e hidrogjenit, formohet kloruri i amonit sipas barazimit të mëposhtëm: 23 11 11 21 23 11 21NH3(g) 1 HCl(g) NH4Cl(ng)Numrat e oksidimit nuk kanë ndryshuar, si rrjedhim ky nuk është një reaksion redoks.

