Page 130 - Demo
P. 130


                                    1249.4Plastika është polimer sintetikPolimeret sintetike zakonisht quhen plastika (me termin plastik kuptojmë që materiali sintetik viskoz mund të derdhet për të marrë forma nëpër kallëpe pa u thyer. Kjo vlen për të gjitha polimeret sintetike). Polimere sintetike quhen edhe ato që përdoren në fabrika për prodhimin e fijeve të ndryshme, si ato të paraqitura në figurë. Shumica e plastikave prodhohet nga substancat kimike me prejardhje nga nafta, (fraksionet e saj). Ato kanë kosto të ulët prodhimi.Disa veti të plastikavePjesa më e madhe e tyre ka këto veti:1. Nuk e përcjellin rrymën elektrike ose nxehtësinë.2. Nuk janë aktive. Nuk dëmtohen nga ajri, uji, acidet apo substanca të ndryshme kimike. Kjo do të thotë se mund të ruajmë gjëra në to, madje edhe ushqime.3. Janë të lehta, shumë më të lehta se druri, guri, qelqi dhe se shumica e metaleve.4. Nuk thyhen kur bien në tokë. Lëndët e forta plastike duhet të goditen fort që të thyhen.5. Fortësia e tyre vjen si rezultat i vargjeve shumë të gjata të karbonit në molekulat e tyre, të cilat tërhiqen njëra pas tjetrës. 6. Plastika nuk digjet lehtë, nuk shpërbëhet, por kur nxehet, zbutet dhe shkrin. Disa lloje plastikash mund të karbonizohen gjatë nxehjes.Ndryshimi i vetive të polimereve sintetikePolimeret sintetike mund të prodhohen me cilësi dhe lloje të ndryshme, nëse zgjidhen me kujdes monomeret dhe kushtet e zhvillimit të reaksionit, si: temperatura, trysnia dhe katalizatori. Le të shohim, për shembull, si mund të ndryshohen vetitë e polietilenit.Polietileni me dendësi të lartë është i fortë dhe i trashë, prandaj përdoret për prodhimin e taseve dhe koshave të mbeturinave. Polietileni me dendësi të ulët është mjaft i mirë për prodhimin e qeseve plastike dhe të “letrës plastike të tejdukshme” që përdoret për të mbështjellë ushqimet.Një çift molekulash polimereNdërkohë që molekulat zgjaten, forca e tërheqjes midis tyre rritet. Në temperaturën rreth 50°C dhe trysninë 3-4 atm., në prani të një katalizatori, përftohen vargje të gjata polietileni. Për shkak se vargjet qëndrojnë afër njëri-tjetrit (ngjishen), polietileni bëhet mjaft i dendur.Rreth temperaturës 200°C, nën trysni 2000 atm. dhe në prani të një sasie të vogël oksigjeni, çdo varg fillon të degëzohet. Tashmë ato nuk mund të rrinë më ngjitur, (krijohen hapësira), prandaj polietileni bëhet më pak i dendur.Pra, duke zgjedhur kushtet e duhura, mund të ndryshojmë dendësinë e polietilenit dhe ta bëjmë atë “të rëndë” ose “të lehtë”, në përshtatje me kërkesat e tregut.p Polimer sintetik në formë fijesh, që përdoret për qepjen e rrobave (poliester).PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)Përdorimi i polimereve sintetike
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134