Page 131 - Demo
P. 131
125Përdorimi i polimereve sintetikeDuke pasur parasysh se vetitë e tyre janë të dobishme, polimeret sintetike gjejnë mijëra përdorime. Më poshtë janë dhënë disa nga përdorimet e tyre.Polimeri PërdorimiPolietileni për prodhimin e qeseve plastike, dorezave, letrave transparente (dendësi e ulët), filxhanëve, taseve, karrigeve, koshave të mbeturinave (dendësi e lartë);Polivinilkloruri (PVC) për prodhimin e tubave të ujësjellësit, çizmeve, tubave të shkarkimit, mbulesave të kabllove elektrike;Polipropeni për prodhimin e arkave dhe të litarëve;Polistireni për prodhimin e tabakëve izolues (bukëpeshku) të ndërtesave, për ambalazhimin e ushqimeve të shpejta, për paketime dhe për izolimin e çative e të mureve (për t’i mbajtur banesat të ngrohta);Tefloni për veshjen e tiganëve për të mos ngjitur ushqimi, për mbrojtjen e pëlhurave, për fshirëse xhamash për makinat, për parket;Najloni për litarë, rrjeta dhe fije peshkimi, tenda, perde;Teryleni për veshje (sidomos kur përzihet me pambuk), fije tekstili.p Për shkak se polistireni është izolator, (parandalon humbjet e nxehtësisë), përdoret poshtë dyshemesë dhe në kartonët e ushqimeve të shpejta.p Tefloni është polimer rrëshqitës. Përdoret për veshjen e pjesës së poshtme të hekurit për hekurosje, që të rrëshqasë mbi rrobat, si dhe në enët e gatimit, që të mos ngjitet ushqimi.Pp Najloni përdoret edhe për të përgatitur parashuta fluturimi mbi ujë.1. Tregoni tri nga vetitë e plastikave që janë të rëndësishme për:a) qeset plastike; b) taset dhe enët e kuzhinës;c) tubat e ujit; d) rrjetat e peshkimit; e) tharëset e flokëve; f) ambalazhet e ushqimeve të shpejta me polistiren. 2. Çfarë kuptoni me termat polietilen me dendësi të ulët dhe si prodhohet ai?3. Tefloni përdoret për të veshur tiganët, që të mos ngjitet ushqimi. Renditni disa nga vetitë e teflonit.4. a) Çfarë kuptoni me termin tabak bukëpeshku për izolim?b) Jepni tri përdorime të këtij materiali.5. a) Ndërtoni në fletore një tabelë me titujt e mëposhtëm.Objekti Vetitë e plastikës, prej së cilës është prodhuar objektiCilësi të papëlqyeshme të kësaj plastikeEmri i plastikësb) i. Shkruani në kolonën e parë të tabelës emrat e tri ose katër objekteve plastike që përdorni në shtëpi apo në shkollë. ii. Në kolonën e dytë shkruani vetitë që dalloni për secilin objekt plastik (hulumtoni rreth tyre). Për shembull, si është plastika: e fortë apo e përkulshme? iii) Në kolonën e tretë shkruani cilësitë negative që vini re në objektet plastike të zgjedhura. iv. Kërkoni në internet informacionin e duhur për të emërtuar plastikën, nga e cila është prodhuar objekti.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)

