Page 132 - Demo
P. 132
1269.5Plastika përbën problem për mjedisinËshtë e vështirë ta imagjinojmë jetën pa sendet dhe objektet prej plastike. Plastika përdoret kudo. Arsyeja që e bën kaq të përdorshme është që ajo është joaktive. Por, nga ana tjetër, plastika përbën mjaft problem për mjedisin sepse nuk shpërbëhet apo kalbet në tokë, pra nuk është e biodegradueshme. Pjesa më e madhe e plastikave e paricikluar në 50 vjetët e fundit gjendet ende mbi tokë dhe parashikohet të jetë edhe për 50 vjet të tjerë. Sasia e tyre në mjedis po rritet çdo ditë.Problemi më i madh është polietileniNga plastikat, problemi më i madh është polietileni, i cili përdoret në botë për prodhimin e qeseve plastike.Çdo vit prodhohen rreth 5 trilionë qese polietileni. Shumica përdoren një ose dy herë, pastaj hidhen. Në shumë vende, mbeturinat mblidhen dhe dërgohen në vendgrumbullime të posaçme. Një pjesë e mirë e mbeturinave në këto vendgrumbullime përbëhet nga qeset plastike. Në mjaft vende të tjera mbeturinat nuk mblidhen, për këtë arsye qeset plastike gjenden rrugëve duke shkaktuar mjaft probleme në mjedis. Për shembull: mbytin zogjtë, peshqit dhe kafshë të tjera që i hanë ato gabimisht dhe më pas ngordhin. (Kafshët, njerëzit dhe toka nuk e tretin plastikën. P.sh., kur bretkosat hanë qeset (sepse u ngjajnë me oktapodët), ngordhin; bllokojnë kanalet kulluese, kanalet e ujërave të zeza duke shkaktuar përmbytje.; mblidhen në lumenj dhe u zënë rrugën peshqve (disa shtretër lumenjsh tashmë janë mbuluar nga një shtresë e trashë plastike, e krijuar nga mbetjet e hedhura); ndotin ujin e detit dhe mjediset e plazhit, kështu që shumë vende që varen nga turizmi humbasin të ardhurat, sepse turistët largohen.Për shkak të problemeve të mësipërme, në shumë shtete, si: në Bangladesh, Ruandë, Indi etj., përdorimi i qeseve plastike është i ndaluar.p Stomaku i zogut është mbushur me qese plastike, prandaj ai do të ngordhë.p Sipërfaqe e madhe, e mbushur me qese plastike, pamje “e bukur” për vizitorët…p Në shumë vende, për ambalazhimin e ushqimeve dhe produkteve industriale përdoren qese plastike. PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)Polimeret sintetike (plastikat) nuk shpërbëhen

