Page 133 - Demo
P. 133
127p Qese plastike e degradueshme (që shpërbëhet). p Bima e lakrës është modifikuar gjenetikisht për të prodhuar substanca plastike në qelizat e saj. Riciklimi i lëndëve plastikeNjë pjesë e mbetjeve plastike mund të ripërdoren. Për shembull: mund të shkrihen dhe ripërdoren për të prodhuar qese të reja plastike, shoje këpuce dhe veshje të ngrohta; mund të shkrihen që vargjet e gjata të copëzohen për të nxjerrë molekula të vogla, të cilat polimerizohen në plastikë të re; mund të digjen për të prodhuar nxehtësi, e cila mund të përdoret për të prodhuar energji. Nga të dhënat, vetëm një përqindje e vogël e mbetjeve plastike përdoret në këto mënyra, sepse ka disa lloje plastikash. Ato duhen ndarë para ripërdorimit, por kjo nuk është e lehtë. Edhe djegia shkakton probleme, sepse disa lloje plastikash kur digjen, çlirojnë gaze helmuese, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në frymëmarrjen e gjallesave dhe mund të çojnë në vdekjen e tyre.Plastika të degradueshmeTashmë shumë vende kanë filluar të prodhojnë polietilenin e degradueshëm. Disa plastika janë të biodegradueshme, sepse në përbërje të tyre janë shtuar substanca si amidoni, me të cilin ushqehen bakteret. Një pjesë tjetër e plastikave janë të fotodegradueshme, pasi përmbajnë si shtesa disa substanca që shpërbëhen në dritën e diellit.Në të dyja rastet, polietileni shpërbëhet në copa të vogla. Sasia e substancave që u shtohen plastikave për t’i bërë të degradueshme ndryshon në varësi të përdorimit të tyre. Për shembull: në brumin që përdoret për prodhimin e qeseve të mbeturinave, shtohen më shumë substanca që ndihmojnë në degradimin (shpërbërjen) e plastikës.P1. Përshkruani disa pasoja negative të plastikave në mjedis.2. Polietileni është një nga substancat plastike që shkakton mjaft probleme në mjedis. Shpjegoni përse.3. Përpiquni të sillni ide të reja për parandalimin e ndotjes së shkaktuar nga qeset plastike.4. Çfarë kuptoni me termat:a) polietilen i fotodegradueshëm b) bio-polimere?Në të ardhmen, plastikat që mund të përdorim do të përbëhen nga biopolimere, të cilat do të prodhohen: a) nga bimë që rriten posaçërisht për këtë gjë; b) nëpër rezervatet ku rriten bakteret.Për shembull, poliestra mund të prodhohet nga një lloj bakteri, i cili ushqehet nga sheqeri i kulturave si misri. Në ditët e sotme disa lloje bimësh janë modifikuar gjenetikisht, që në qelizat e tyre të mund të prodhohen substanca plastike. Substancat plastike të prodhuara nga bimët, nxirren prej tyre me anë të një tretësi. Më pas, tretësi largohet nëpërmjet procesit të avullimit. Përpjekjet për prodhimin e bio-polimereve janë në hapat e parë. Ato do të zëvendësojnë polimeret sintetike me prejardhje nga hidrokarburet kur rezervat e naftës të shterojnë. Biopolimeret kanë edhe dy përparësi për mjedisin: janë burime të ripërtëritshme dhe të biodegradueshme.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)

