Page 134 - Demo
P. 134
1289.6p Bimët prodhojnë polimere. Te bimët, celuloza ndodhet në indin mbështetës (kërcelli, degët), ndërsa amidoni rezervohet për t’u përdorur si burim energjie. Bima i përdor proteinat për ndërtimin e saj, për transportin aktiv etj.CO2klorofil(pigmenti i gjelbër te gjethet)H2Onitrate dhe minerale të tjeraHHHHCC OHHHOCHOHCOHCOHHCOp Formula molekulare e glukozës është C6H12O6. PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)Polimeret natyrore në ushqim (pjesa I)Polimeret natyroreNë ushqimet tona gjenden dy grupe polimeresh të rëndësishme natyrore: nëgrupin e parë futen polimeret natyrore që bëjnë pjesë në grupin e karbohidrateve,dhe në grupin e dytë futen proteinat. Shumica e tyre prodhohen nga bimët.6CO2(g) 1 6H2O(l) C6H12O6(n) 1 6O2(g)dioksid ujë glukozë oksigjenkarboni (karbohidrat) Më pas, bimët përdorin molekulat e glukozës si monomere për të prodhuar amidonin dhe celulozën. Këto janë përbërje polimere, që bëjnë pjesë në grupin e karbohidrateve. Bimët gjithashtu përdorin glukozën, nitratet dhe përbërje të tjera që marrin nga toka për të prodhuar aminoacidet. Ato përdorin molekulat e aminoacideve si monomere për të prodhuar proteinat.Kafshët ushqehen me bimët dhe njerëzit ushqehen me bimë dhe kafshë. Nga glukoza (monosakarid) te disakaridet dhe polisakaridetGlukoza bën pjesë në grupin e monosakarideve, sepse përbëhet vetëm nga një cikël atomesh karboni. Vëreni diagramin e molekulës së glukozës në të djathtë. Në përbërje të saj ndodhen pesë grupe - OH, por vetëm dy prej tyre marrin pjesë në polimerizim. Vizatojmë diagramin e molekulës së glukozës si më poshtë: HO OHLe të shohim si bashkohen molekulat e glukozës.1. Dy molekula glukoze bashkohen dhe formojnë një përbërje që quhet maltozë. 2. Qindra ose mijëra molekula alfa-glukoze mund të bashkohen njëra pas tjetrës duke formuar makromolekulën e amidonit. Për shkak se makromolekula e amidonit përbëhet nga një numër mjaft i madh monomeresh, ai quhet përbërje polimere makromolekulare.HO O OHHO OH HOEliminohet një molekulë ujë.O O O OHO OH HO OH HO OH HO OHEliminohet një molekulë ujë. Në këtë rast kemi të bëjmë me reaksion kondensimi, sepse nga bashkimi i dy molekulave të vogla u formua një molekulë më e madhe dhe u eliminua një molekulë ujë. Çdonjëra nga molekulat e glukozës quhet monomer dhe maltoza është një dimer.Gjatë polimerizimit eliminohen molekula uji dhe procesi quhet polimerizim me kondensim.Nga formula vihet re se glukoza përmban vetëm tri lloje atomesh: karbon, hidrogjen dhe oksigjen, për pasojë edhe amidoni i përmban këto lloje atomesh.

