Page 135 - Demo
P. 135


                                    129CelulozaEdhe celuloza prodhohet nga polimerizimi me kondensim i glukozës. Makromolekula e celulozës formohet nga lidhja njëra pas tjetrës e të paktën 1000 monomereve beta-glukoze, por mënyra e lidhjes së tyre është e ndryshme në krahasim me atë tek amidoni, për pasojë dhe vetitë e tyre janë të ndryshme. Muret e qelizave te bimët janë prej celuloze. Ne marrim celulozë sa herë konsumojmë drithëra, perime dhe fruta, por nuk kemi aftësi ta tretim atë. Ato i quajmë fibra. Fibrat na ndihmojnë të pastrojmë sistemin tonë tretës.Kur konsumojmë ushqime me përmbajtje amidoniNë sistemin tonë tretës, amidoni që ndodhet në ushqime (tek orizi, te patatet, te buka), shpërbëhet në glukozë. Ai shpërbëhet në prani të një enzime të quajtur amilazë, e cila vepron si katalizator. Në qelizat e njeriut dhe të kafshëve, glukoza vepron me oksigjenin, duke zhvilluar një proces ekzotermik që quhet frymëmarrje. Ky proces është i kundërti i fotosintezës. Në trupin tonë, glukoza e tepërt shndërrohet në një polimer me emrin glikogjen, i cili ruhet si sheqer rezervë në mëlçi dhe në muskuj për t’u përdorur më vonë si burim energjie.p Disa kafshë që ushqehen me bar, e tretin celulozën. Celuloza shpërbëhet me ndihmën e një enzime të quajtur celulazë.Pt Para garave, vrapuesit e maratonës hanë shumë makarona dhe ushqime të tjera me amidon. Në trupin e tyre krijohen rezerva glikogjeni, i cili do t’u japë energji gjatë vrapimit.!p Portokajtë dhe fruta të tjera përmbajnë sheqerin e thjeshtë të quajtur fruktozë, i cili është izomer i glukozës.p Emri kimik për sheqerin e bardhë është sakarozë. Një molekulë sakarozë formohet nga dy monomere (glukoza dhe fruktoza).Karbohidratet (sakaridet)  Termi karbohidrat do të thotë përbërje të hidratuara të karbonit. Në grupin e karbohidrateve futen përbërje me shije të ëmbël (sheqernat) dhe ato pa shije të ëmbël (josheqernat) Ato quhen ndryshe sakaride dhe ndahen në: monosakaride, molekula e të cilave përbëhet nga një cikël atomesh karboni (si glukoza dhe fruktoza); disakaride, molekula e të cilave përbëhet nga dy molekula monosakaridesh (si maltoza e sakaroza);  polisakaride, të cilat përbëhen nga makromolekula (si amidoni e celuloza). 1. Dy llojet e polimereve natyrore që gjenden tek ushqimet janë …… . 2.a) Pse glukoza është një monosakarid? b) Përmendni emrin e një monosakaridi tjetër.3. Vizatoni një diagram për të treguar pesë njësi glukoze që lidhen njëra pas tjetrës për t’u bërë pjesë e një molekule amidoni. 4.Sa molekula ujë do të eliminohen në vargun polimer të përftuar në pikën 3?5. Krahasoni amidonin me celulozën.6. Shpjegoni çfarë kuptoni me termat:a) monosakarid; b) polisakarid.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139