Page 136 - Demo
P. 136
1309.7ProteinatMësuam se proteinat janë përbërje polimere natyrore që formohen nga molekula aminoacidesh të lidhura njëra pas tjetrës me lidhje peptidike. Të gjitha aminoacidet përmbajnë karbon, hidrogjen, oksigjen dhe azot. (Disa prej tyre përmbajnë edhe elemente të tjera). Në natyrë njihen rreth 20-22 aminoacide të ndryshme. Më poshtë është dhënë formula e tyre e përgjithshme: Si lidhen aminoacidet për të formuar proteinat?Më poshtë tregohet se si janë lidhur katër monomere të ndryshme aminoacidesh për të formuar një pjesë të makromolekulës së një proteine. Shikoni si realizohen lidhjet midis tyre:Për të prodhuar një proteinë mund të lidhen nga 60 deri në 6000 njësi (monomere) aminoacidesh. Ato mund të jenë molekula aminoacidesh të ndryshme dhe mund të përsëriten më shumë se një herë në varg, duke formuar një numër jashtëzakonisht të madh proteinash. Ashtu si te karbohidratet polimere, reaksioni është i tipit polimerizim me kondensim. Çfarë ndodh në organizmin tonë kur hamë proteina?Kur hamë ushqime që përmbajnë proteina, ato shpërbëhen përsëri në aminoacide në sistemin tonë tretës. Enzimat e quajtura proteaza shërbejnë si katalizatorë të reaksionit. Trupi ynë i përdor këto aminoacide për të sintetizuar (riformuar) proteinat për të cilat ka nevojë. Keratina, e cila është përbërja kryesore te flokët, thonjtë, lëkura si dhe kolagjeni, i cili është i nevojshëm për lëkurën, kockat, enët e gjakut, tendinet, janë proteina. Edhe enzimat që marrin pjesë në mjaft reaksione në organizëm janë proteina.HRN COOHH CHHRN COOHH CH RN COHH CHHRN CO OOHH CHHRN COCHHRN COCHHRN COCHHRN CHMolekula uji të eliminuara lidhja peptidikeOOHHRH2N C Cp Të kujdesemi për flokët duke i trajtuar me keratinë. Në molekulën e një aminoacidi ndodhen grupet funksionore -COOH dhe -NH2, të cilat marrin pjesë në polimerizim. Vihet re se të dyja grupet janë të lidhura tek i njëjti atom karboni. Pjesa tjetër e molekulës është shënuar me R. Në të djathtë tregohen disa molekula aminoacidesh.p Të tria aminoacidet e ndryshme përmbajnë grupe atomike të ndryshme në vend të R. Në formulën e përgjithshme të aminoacideve simboli R është zëvendësuar me grupet -CH3; -C2SH.alaninëOHHCH3H2N C COcisteinëOHHC2SHH2N C COOHHHH2N C COglicinëPËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)Polimeret natyrore në ushqim (pjesa II)

