Page 138 - Demo
P. 138


                                    132Kontrolli i kapitullit 9Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Mësuam që shumë njësi të vogla mund të bashkohen për të formuar një molekulë të madhe (makromolekulë). Një njësi e vogël mund të paraqitet si më poshtë:a) Si quhet një njësi e tillë?b) Cili është emri i përgjithshëm që i jepet makromolekulës së përftuar nga bashkimi i njësive të vogla?c) Cili lloj reaksioni quhet p.......... ?d Vizatoni një diagram për të treguar makromolekulën.2. Najloni dhe teryleni janë polimere sintetike. Najloni përdoret për përgatitjen e litarëve dhe rrjetave të peshkimit.Teryleni përdoret edhe për prodhimin e shisheve plastike për ambalazhimin e lëngjeve. Këto shishe nuk shpërbëhen në natyrë.a) Shpjegoni kuptimet e këtyre termave: i. sintetik; ii. polimer.b) Tregoni dy veti që e bëjnë najlonin të përshtatshëm për litarë dhe rrjeta peshkimi.c) Përmendni dy përparësi të përdorimit të terylenit në krahasim me qelqin për përgatitjen e shisheve.d) i. Si quhet plastika që nuk shpërbëhet në tokë? ii. Jepni dy shembuj të problemeve që shkakton ajo.Njohuri të thelluara3. Diagrami i mëposhtëm përfaqëson dy njësi të një polimeri me adicion të quajtur poliakrilamid.HH CONH2CCCCHH H HCONH H 2a) Vizatoni strukturën e monomerit.b) Gjeni emrin e monomerit.c) Në cilin grup të përbërjeve organike bën pjesë ai?4. Polimeri teflon prodhohet nga monomeri tetrafluoroeten:F FF FC Ca) Çfarë tipari ka ky monomer që mundëson polimerizimin?b) Si quhet polimerizimi në këtë rast?c) Vizatoni tri njësi që formohen në strukturën e molekulës së polimerit. d) Përcaktoni emrin kimik të këtij polimeri.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni këta terma:monomer; polimer; polimerizim;polimer natyror; polimer sintetik. vizatoni diagramin e polimerizimit me adicion të etenit; shpjegoni pse plastika është një polimer sintetik; renditni të paktën pesë veti të përgjithshme të plastikës; përmendni shembuj përdorimi për të paktën tri lloje plastike; shpjegoni çfarë kuptoni me termin i pabiodegradueshëm; përshkruani disa nga problemet që shkakton në mjedis plastika e padegradueshme;  përmendni emrat e dy polimereve natyrore dhe tregoni cilat janë monomeret e tyre përbërëse. shpjegoni çfarë kuptoni me termin polimerizimin me adicion (shtim); në polimerin e përftuar me adicion:– tregoni një nga veçoritë e monomerit;– vizatoni pjesë të molekulës së tij, të formuar nga polimerizimi i etenit; përmendni emrat e tri polimereve të përftuara me anë të polimerizimit me adicion;  shpjegoni çfarë kuptoni me termin polimerizim me kondensim; në polimerin e përftuar me kondensim:– tregoni një nga veçoritë e monomerit;– vizatoni pjesë të molekulës së tij, të formuar nga polimerizimi i glukozës;– shpjegoni ndryshimet midis polimerizimit me kondensim dhe atij me shtim; vizatoni një diagram të thjeshtë për të treguar monomeret dhe pjesë të molekulës së polimerit të najlonit dhe të terylenit, duke përdorur blloqe që përfaqësojnë vargjet e karbonit; shpjegoni si formohen lidhjet amidike (peptidike) dhe esterore (rrethojini ato në diagramin tuaj); jepni disa shembuj të përdorimit të najlonit dhe të terylenit; vizatoni diagramin e përftimit të:amidonit; një proteine; shpjegoni çfarë kuptoni me termin hidrolizë; përshkruani si realizohet hidroliza e polisakarideve dhe e proteinave në laborator: - tregoni cilat janë produktet e hidrolizës së plotë; përshkruani si realizohet kromatografia në letër për të identifikuar aminoacidet e përftuara nga hidroliza e proteinave.PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142