Page 139 - Demo
P. 139
1335. Polimeri poli(dikloreten) dikur është përdorur për të prodhuar fletën transparente për të mbështjellë ushqimet dhe për t’i mbajtur të freskëta. Sot nuk përdoret, për shkak se rrezikon shëndetin. Struktura e tij është:nHHCClClCa) Çfarë përfaqëson numri n?b) Tregoni emrin e monomerit dhe shkruani formulën e tij strukturore.c) Përcaktoni llojin e polimerizimit në këtë rast.d) Njëri nga tiparet e poli(dikloretenit) është papërshkueshmëria e lagështirës dhe e gazeve. i. Shpjegoni çfarë do të thotë termi i mësipërm. ii. Cilat substanca përdoren për ruajtjen e freskisë së ushqimeve? iii. Renditni tri veti fizike të polimerit që përdoret për prodhimin e celofanit (letër e tejdukshme për ambalazhimin e ushqimeve).e) Poli (dikloreteni) është i pabiodegradueshëm. i. Shpjegoni kuptimin e termit të mësipërm. ii. Kur përdoret si letër transparente, kjo plastikë nuk riciklohet. Përse?6. Poliamidet janë polimere të përftuara nga polimerizimi me kondensim. Një poliamid u përftua për prodhimin e gomave rezistente te biçikletat. Dy monomeret e tij janë:H2N NH2OClOClC CStruktura hegzagonale me rrethin brenda saj përfaqëson një unazë me 6 atome karbon dhe 3 lidhje dyfishe.a) Çfarë kuptoni me termin polimerizimi me kondensim?b) Tregoni me hollësi si bashkohen monomeret.c) Gjeni emrin e produkteve të reaksionit.d) i. Shpjegoni pse ky polimer ngjan me najlonin, edhe pse vetitë e tij janë të ndryshme nga ato të najlonit. ii. Një polimer me kondensim përftohet në trajtën e pëlhurës dhe përdoret për veshjet kundër zjarrit. Struktura e tij është si më poshtë:nC C NHNHO Oe) Shkruani formulat strukturore të dy monomereve që përdoren për prodhimin e këtij polimeri.7. Mjaft polimere sintetike përmbajnë lidhjen amidike (peptidike).a) Shkruani formulën e strukturës së kësaj lidhjeje.b) Cili polimer natyror e përmban lidhjen amidike? Dy nga këto polimere i nënshtrohen hidrolizës në laborator, në prani të një acidi.c) i. Çfarë kuptoni me termin hidrolizë? ii. Cilat janë produktet në këtë rast? iii. Si mund të ndahen këto produkte nga njëri-tjetri?8. Një polimer i ngurtë ka strukturën e mëposhtme:COC O CH2 CH2 OOa) Çfarë lloj polimerizimi është përdorur në këtë rast?b) Si bashkohen monomeret?c) Shkruani formulat strukturore të dy monomereve prej së cilave mund të përftohet ky polimer.d) Krahasoni strukturën e mësipërme me atë të terylenit. Pse ky polimer është i ngurtë?9. Amidoni (polimer natyror) është karbohidrat. Më poshtë është paraqitur një pjesë e molekulës së amidonit.O O Oa) Çfarë kuptoni me termin polimer natyror?b) Shpjegoni kuptimin e termit karbohidrat.c) Si quhet procesi i polimerizimit për përftimin e amidonit?d) Çfarë përfaqësojnë blloqet e mësipërme?e) i. Vizatoni një monomer të amidonit. ii. Tregoni emrin e këtij monomeri.f) Amidoni bën pjesë në grupin e polisakarideve. Argumentoni përgjigjen tuaj.g) Ai zbërthehet me anë të hidrolizës. i. Përshkruani realizimin e hidrolizës së polimereve natyrore me enzima dhe me acide (një nga mënyrat ndodh në trupin tonë). ii. A zhvillohen në të njëjtën temperaturë të dyja këto mënyra? Çfarë e bën të mundur këtë?10. Në laborator, nga hidroliza e pjesshme e amidonit përftohet një përzierje produktesh pa ngjyrë. Ato mund të identifikohen duke përdorur kromatografinë në letër dhe në prani të një agjenti lokalizues.a) Vizatoni një diagram që tregon produktet.b) Çfarë kuptoni me termin agjent lokalizues? Përse shërben ai?c) Përshkruani hapat e identifikimit të monomereve me anë të kromatografisë. PËRBËRJET MAKROMOLEKULARE (POLIMERET)

