Page 14 - Demo
P. 14
81.4p Në prani të një agjenti reduktues, ngjyra vjollcë e permanganatit të kaliumit do të çngjyroset, siç duket në provëzën në të djathtë.REAKSIONET REDOKSAgjentët oksidues dhe agjentët reduktuesCilët janë agjentët oksidues dhe ata reduktues?oksid bakri(II) i zi nxehtësidërgohet hidrogjen Hidrogjeni vepron me oksidin e bakrit(II) të nxehur më parë sipas reaksionit:CuO(ng) 1 H2(g) Cu(ng) 1 H2O(l)Në këtë reaksion bakri reduktohet. Ai sillet si agjent oksidues. Ndërkohë hidrogjeni oksidohet dhe sillet si agjent reduktues. Gjatë një reaksioni redoks, agjenti oksidues oksidon një substancë tjetër, ndërsa vetë reduktohet.Gjatë një reaksioni redoks, agjenti reduktues redukton një substancë tjetër, kurse vetë oksidohet.Agjentët oksidues dhe agjentët reduktues në laboratorDisa substanca të përbëra nga atome ose jone sillen si agjentë të fortë oksidues dhe oksidojnë substancat e tjera duke u marrë atyre elektrone, si për shembull: oksigjeni dhe klori.Disa substanca të tjera sillen si agjentë të fortë reduktues. Ato japin elektrone, dhe vetë oksidohen, si për shembull: hidrogjeni, oksidi i karbonit, apo dhe metalet aktive si natriumi, kalciumi etj.Disa agjentë oksidues dhe reduktues ndryshojnë ngjyrë kur veprojnë kimikisht. Kjo veti i bën ata të përdorshëm në analizat laboratorike.1. Permanganati i kaliumit, një agjent oksiduesMangani është një element kalimtar. Ashtu si çdo element tjetër kalimtar, ai mund të paraqesë disa numra oksidimi. Permanganati i kaliumit është një përbërje me ngjyrë vjollcë. Formula e tij është KMnO4.Në këtë formulë, mangani paraqet numrin e oksidimit +7. Ai është shumë më i qëndrueshëm në numrin e oksidimit +2. Për këtë arsye, mangani është i prirur të kalojë në numrin e oksidimit +2, duke marrë elektrone. Kjo është dhe arsyeja përse joni permanganat vepron si një agjent i fuqishëm oksidues.Ai (në praninë e një acidi) merr elektrone nga substanca të tjera dhe reduktohet duke ndryshuar ngjyrën:MnO24 (uj) Mn21(uj)joni permanganat joni mangan(II) (vjollcë) (pa ngjyrë)Ky ndryshim ngjyre do të thotë se permanganati i kaliumit mund të përdoret për të testuar praninë e një agjenti reduktues. Nëse një agjent reduktues është i pranishëm, ngjyra vjollcë do të çngjyroset.!! Oksidues dhe reduktues Agjentët oksidues quhen shkurt edhe oksidues. Agjentët reduktues quhen shkurt edhe reduktues.Mbani mend:Oksidimi është dhënia e elektroneve.Reduktimi është marrja e elektroneve.

