Page 140 - Demo
P. 140


                                    10.1Laboratori, shtëpia e kimisëTë gjitha informacionet që përmban ky libër kanë një gjë të përbashkët. Ato mbështeten në eksperimente reale, të kryera në laboratorë në të gjithë botën gjatë shumë viteve, madje shekujve. Laboratori është shtëpia e kimisë!Si punojnë kimistët?Ashtu si gjithë shkencëtarët e tjerë, edhe kimistët punojnë duke u mbështetur në metoda shkencore. Në tabelë janë paraqitur etapat e kryerjes së një hulumtimi shkencor. Shënimet poshtë secilës etapë janë dhënë nga një grup nxënësish, të cilët kanë kryer një hulumtim rreth lëndëve larëse.Planifikimi i një eksperimenti me madhësi të ndryshueshmeLe të shohim si ndryshon shpejtësia e reaksionit në varësi të temperaturës. Gjatë një reaksioni mbajmë të pandryshuar të gjithë faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e tij, përveç temperaturës, e cila quhet ndryshore e pavarur. Nëse shpejtësia e reaksionit ndryshon kur ndryshojmë temperaturën, shpejtësia quhet ndryshore e varur. Pra, ajo varet nga temperatura. Në çdo eksperiment që mund të kryejmë, do të ketë një ndryshore të pavarur, e cila duhet mbajtur nën kontroll. p Gjatë eksperimenteve në laborator përpiqu të zbatosh metoda shkencore.1. Vëzhgimi. Është vëzhguar diçka, për të cilën mund të lindin shumë pyetje, për shembull:Lëndët larëse që mund t’i përdorim në kuzhinë nuk kanë të njëjtat aftësi pastruese. U vu re se lënda larëse X ka aftësi më të mira pastruese sesa lënda larëse Y. Pse? 2. Hipoteza. Fillimisht ngrihet hipoteza, d.m.th. formulohet një thënie e arsyeshme që mund të provohet. Për këtë duhet të bëhen kërkime nëpër libra ose në internet.Hidroksidi i natriumit përdoret në kuzhinë për të larguar yndyrën.Etiketat mbi shishet X dhe Y tregojnë se ato përmbajnë hidroksid natriumi.Hipoteza e nxënësve: Shishja X mund të përmbajë më shumë hidroksid natriumi sesa shishja Y.3. Planifikimi i eksperimentit. Planifikohet një eksperiment për të provuar hipotezën e ngritur.Shënimi i nxënësve: Kemi planifikuar të bëjmë një titullim për të provuar hipotezën tonë. 4. Eksperimenti. Kryhet eksperimenti dhe regjistrohen rezultatet. Shënimi i nxënësve: Kryem eksperimentin dhe rezultoi që shishja X përmban më shumë hidroksid natriumi se shishja Y. Provojmë të ndryshojmë një nga faktorët. Hollësitë e mëtejshme do të jepen më pas.5. Kryerja e njehsimeve dhe analiza e rezultateve. Analizohen rezultatet e eksperimentit të kryer.Shënimi i nxënësve: Analiza e rezultateve tregoi se, për asnjanësimin e bazës në shishen X u harxhua më shumë acid sesa për asnjanësimin e bazës në shishen Y. 6. Përpilimi i pjesës teorike të eksperimentit. A u vërtetua hipoteza e ngritur?Shënimi i nxënësve: U provua disa herë duke ndryshuar faktorët në mënyrë të njëpasnjëshme dhe më pas u përpilua një raport. 7. Përfundim. Diskutohet rreth parimit ku u bazua zhvillimi i reaksionit. Shënimi i nxënësve: Bashkë me mësuesin/en u analizuan përfundimet e eksperimentit, nga të cilat rezultoi se nga veprimi i bazave me acidet zhvillohen reaksione asnjanësimi. Mbani mend !Kur zhvilloni një eksperiment në laborator, ndryshoni çdo herë nga një faktor dhe vëreni se çfarë do të ndodhë.NË LABORATOR134Kimia, një lëndë praktike
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144