Page 141 - Demo
P. 141
Në rast se nuk mund të planifikoni vetë një eksperiment, mësuesi/ja do t’ju ndihmojë të realizoni një të tillë. Një eksperiment mund ta filloni edhe nga etapa 4, sepse sërish jeni duke përdorur metodën shkencore dhe po e praktikoni atë. Mbi të gjitha, jeni duke vepruar në gjurmët e shumë shkencëtarëve të rëndësishëm, të cilët kanë ndryshuar jetën tonë me punën e tyre të kujdesshme në laborator. Një ditë, mund të bëheni edhe ju shkencëtarë të mëdhenj!Të menduarit Përpiquni të hulumtoni sa më shumë rreth eksperimentit duke ndjekur një linjë arsyetimi për të zbatuar planin e veprimit. Vëzhgimi mbi bazën e kompetencave të fushës. Kjo është një kompetencë mjaft e rëndësishme. Kimistët kanë bërë zbulime të jashtëzakonshme pikërisht në saje të vëzhgimeve shumë të kujdesshme.Vendosja e raportit midis shkencës dhe teknologjisë së informacionit (TIK). Njehsoni masën në g të substancave, vëllimet e tretësirave të tyre; matni temperaturën, kryeni titullime, ndërtoni grafikë ose diagrame etj. Saktësia dhe siguria gjatë eksperimentit (kompetencë individuale). Një punë e pakujdesshme e shkatërron eksperimentin, ndaj ndiqni udhëzimet përkatëse. Matjet duhet të jenë të përpikta. Gjithashtu, tregoni kujdes për sigurinë tuaj gjatë punës. Analiza e rezultateve (bazuar në kompetencën e komunikimit, të të shprehurit dhe në kompetencën e të nxënit). Analizoni rezultatet e eksperimentit duke u bazuar në parimet e zhvillimit të reaksionit, në të dhënat e grafikëve ose të diagrameve etj.Përfundime (vlerësimi me të cilin matet shkalla e arritjes së kompetencave nga nxënësit). Me shënimet e mbajtura gjatë eksperimentit duhet të përpiloni një raport për ecurinë e tij dhe për interpretimin e reaksionit të asnjanësimit (nëse është i plotë apo i pjesshëm). KompetencatKur planifikoni dhe kryeni një eksperiment, ju duhet të mbështeteni në kompetencat tuaja.P1. Cila nga shprehjet e mëposhtme mund të vlejë si hipotezë?a) Përsëri jam vonë për në shkollë.b) Nëse shtoj më shumë maja, fermentimi mund të ndodhë më shpejt.c) Dhjetori vjen pas nëntorit.d) Shpejtësia e fotosintezës mund të ndryshojë në varësi të temperaturës.2. Çfarë kuptoni me termin ndryshore e pavarur?3. Cila do të ishte ndryshorja e pavarur në eksperimentin e pikës b të pyetjes 1?4. Mendoni se metoda shkencore mund të jetë e dobishme për:a) një mjek; b) një hetues?Argumentoni përgjigjen tuaj.NË LABORATOR135

