Page 142 - Demo
P. 142


                                    10.2Krahasimi i lëndëve larëseNë etapën 2 të hulumtimit shkencor, të paraqitur në temën e mëparshme, nxënësit shtruan një hipotezë. Më poshtë do të mësoni se si vepruan ata për të provuar hipotezën e tyre. p Ngjyra e tretësirës ka ndryshuar. Kjo tregon se titullimi ka përfunduar.Një eksperiment për të krahasuar sasinë e hidroksidit të natriumit te dy lëndë larëseHyrje Vumë re se lënda larëse X është më e mirë për pastrimin e lyrave sesa ajo Y. Etiketat tregojnë se të dyja lëndët larëse përmbajnë hidroksid natriumi. Ky kimikat përdoret në shumë pastrues, sepse bashkëvepron me lyrat, duke formuar kripë natriumi të tretshme në ujin me të cilin lajmë.Hipoteza jonëLënda larëse X mund të përmbajë më shumë hidroksid natriumi se lënda larëse Y.Planifikimi i eksperimentit tonëDuhet të kryejmë titullimin me acid klorhidrik të holluar të mostrave të marra nga secila prej shisheve X dhe Y, në prani të disa pikave metiloranxh. Kjo është një metodë e përshtatshme, sepse hidroksidi i natriumit asnjanëson acidin. Kur asnjanësimi të ketë përfunduar, ngjyra e metiloranxhit do të ndryshojë. Për të qenë të sigurt se kjo është një provë e rregullt, do të përdorim të njëjtin vëllim të lëndës larëse, të njëjtin përqendrim të acidit, të njëjtin numër pikash metiloranxh për çdo herë. Gjithashtu, do ta përziejmë në të njëjtën mënyrë tretësirën në poçin konik. E vetmja gjë që do të ndryshojmë do të jetë lloji i lëndës larëse (X apo Y). Duhet të mbajmë syze të posaçme për laborator, sepse hidroksidi i natriumit është gërryes dhe acidi klorhidrik është djegës.Kryerja e eksperimentit Në një poç konik hedhim 25 ml lëndë larëse X me anë të një pipete. Shtojmë në të 5 pika metiloranxh dhe tretësira merr ngjyrë të verdhë. Mbushim një buretë deri te vija e sipërme me acid klorhidrik me përqendrimin 1 mol/l. Mbajmë shënim nivelin fillestar të acidit. Hapim rubinetin e buretës, që acidi të pikojë në poçin konik, të cilin e tundim vazhdimisht dhe me kujdes. Ndërkohë që acidi pikon, tretësira herë pas here merr ngjyrë trëndafili dhe më pas zverdhet përsëri. Acidi shtohet pikë pas pike derisa tretësira të marrë ngjyrë rozë të lehtë, të pandryshueshme. Tashmë mund të themi se titullimi ka përfunduar. Mbajmë shënim nivelin përfundimtar të acidit. Eksperimentin e përsëritim me lëndën larëse Y.NË LABORATOR136Analiza e një eksperimenti
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146