Page 143 - Demo
P. 143
Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme, ju duhet të plotësoni analizën dhe përfundimet e nxënësve. Gjithashtu mund të shprehni mendimet tuaja për rritjen e besueshmërisë së rezultateve.P1. Tregoni nëse në eksperimentin e mësipërm ka:a) një ndryshore të pavarur; b) një ndryshore të varur. 2. a) Shihni pajisjet e mëposhtme. Cilat prej tyre janë përdorur nga nxënësit? Pas secilës germë shkruani emrin.b) Përse për matjen e vëllimit të tretësirës përdorim pipetën në vend të cilindrit të shkallëzuar?c) Përse për titullim përdoret poçi konik në vend të gotës laboratorike?d) Përse për titullimin përdoret bureta?e) Cili nga mjetet e mëposhtme është më i saktë për të matur lëngjet: i. bureta; ii. pipeta. Argumentoni zgjedhjen tuaj.3. Përse në titullime përdoret metiloranxhi?4 a) Dimë se dëftuesit e ngjyrosur janë disa. Cili prej tyre mund të përdoret në vend të metiloranxhit?b) Çfarë ngjyre do të marrë në fund të asnjanësimit dëftuesi që zgjodhët në pikën a të pyetjes 4?5. Ndërtoni në fletore një tabelë, ku të analizoni rezultatete eksperimentit të mësipërm.6. Plotësoni aty kolonën e përfundimeve, duke treguar nëse rezultatet vërtetojnë apo jo hipotezën.7. Tregoni se mund t’i bëni rezultatet më të besueshme.8. Nëse e ziejmë vazhdimisht ujin në një enë metalike, ajo vishet me një shtresë të bardhë (p.sh. CaCO3).Për pastrimin e kësaj shtrese mund të përdoren lloje të ndryshme lëndësh larëse. Si do të vepronit për të krahasuar aftësitë pastruese të dy prej tyre?9. Kryeni një eksperiment për të provuar nëse asnjanësimi është një reaksion ekzotermik apo endotermik. Cilat nga pajisjet e mëposhtme do të përdorni? 50100–20–100102030405060ºC A B C D E Fp Njëra nga këto lëndë larëse i tret më mirë lyrat. A ka lidhje kjo me përqendrimin e hidroksidit të natriumit?RezultatetPër X: Për Y:Niveli fillestar i acidit në buretë 0,0 ml Niveli fillestar i acidit në buretë 22,2 mlNiveli përfundimtar 22,2 ml Niveli përfundimtar 37,5 mlVëllimi i acidit të përdorur 22,2 ml Vëllimi i acidit të përdorur 15,3 mlAnaliza e rezultateveU përdor i njëjti vëllim për secilën nga lëndët larëse. Hidroksidi i natriumit në X asnjanësohet nga 22,2 ml acid. Hidroksidi i natriumit në Y asnjanësohet nga 15,3 ml acid. Kjo do të thotë se tretësira ................…Përfundimet tonaKëto rezultate .............…Për të rritur besueshmërinë e rezultateveMendojmë se do të.…........NË LABORATOR137

