Page 145 - Demo
P. 145
P1. a) Vizatoni pajisjen që nevojitet për përftimin e dioksidit të karbonit. Etiketoni të gjitha pjesët.b) Si hetohet dioksidi i karbonit?c) Shkruani barazimin e reaksionit të hetimit.2. a) Hidrogjeni nuk mund të përftohet me zhvendosje të ajrit lart. Përse nuk është e mundur?b) Hidrogjeni digjet me kërcitje. Shkruani barazimin e reaksionit që ndodh.3. a) Jepni emrat e dy substancave që mund të përdoren për të përftuar amoniak.b) Amoniaku nuk mblidhet mbi ujë. Shpjegoni pse.c) Për të hetuar amoniakun veprojmë…….............4. Nuk duhet të bazohemi vetëm tek era për të identifikuar një gaz. Pse?5. Për të matur shpejtësinë e reaksionit midis magnezit dhe acidit klorhidrik, duhet të mblidhet hidrogjeni i çliruar. Cila nga pajisjet është më e saktë për mbledhjen e gazit: një cilindër i shkallëzuar mbi ujë apo një shiringë gazi? Shpjegoni përse.NË LABORATOR139Hetimi i gazevePër të hetuar një mostër gazi duhet të mbështetemi në vetitë fizike dhe në ato kimike të tij. Në tabelën e mëposhtme janë dhënë disa raste hetimi të gazeve më të njohura.Gazi Përshkrimi dhe hollësitë e hetimitAmoniaku, NH3VetitëHetimiRezultatiAmoniaku është gaz pa ngjyrë, me erë të fortë shpuese, tretësira ujore ka karakter bazik.Vendosim letër të kuqe lakmusi të lagur në të.Letra merr ngjyrë blu (dallohet nga era e fortë e tij).Dioksidi i karbonit, CO2VetitëHetimiRezultatiDioksidi i karbonit është gaz pa ngjyrë dhe pa erë. Tretësira e tij ujore shfaq veti të dobëta acide. Ai vepron me ujin e gëlqeres (tretësirë ujore hidroksid kalciumi) duke dhënë precipitatin e bardhë të karbonatit të kalciumit:CO2(g) + Ca(OH)2(uj) CaCO3(ng) + H2O(l)Gazi gurgullohet përmes ujit të gëlqeres.Uji i gëlqeres turbullohet ose merr ngjyrë qumështi.Klori, Cl2VetitëHetimiRezultatiKlori është gaz i gjelbër helmues, i cili zbardh ngjyrat.Kryhet me anë të një dëftuesi të ngjyrosur (letër), brenda një dollapi gazesh.Letra e dëftuesit të ngjyrosur zbardhet.Hidrogjeni, H2VetitëHetimiRezultatiHidrogjeni është gaz pa ngjyrë, i cili bashkëvepron vrullshëm me oksigjenin në prani të shkarkesës elektrike, në një pajisje të posaçme (eudiometër).Gazin e mbledhim në një provëz dhe brenda saj mbajmë një ashkël të ndezur.Gazi digjet me kërcitje.Oksigjeni, O2VetitëHetimiRezultatiOksigjeni është gaz pa ngjyrë. Lëndët djegëse digjen shumë më mirë në oksigjen sesa në ajër.Mbledhim gazin në një provëz dhe futim në të një ashkël të ndezur.Ashkla merr flakë menjëherë.Dioksid squfuri, SO2VetitëHetimiRezultati Dioksidi i squfurit është gaz helmues, pa ngjyrë, me erë mbytëse, tretësira ujore ka karakter acid.Ky gaz redukton jonin permanganat ngjyrë vjollcë në jon mangan(II) pa ngjyrë.Lagim një copë letër filtri me përzierjen oksiduese të përftuar nga permanganati i kaliumit me acidin sulfurik. E vendosim letrën e lagur brenda cilindrit me gaz. Letra çngjyroset.! Mbani mend:Kur një substancë tretet në ujë, përftohet tretësira e saj ujore.

