Page 146 - Demo
P. 146
10.4 Hetimi i joneve në laborator: kationet! Më tepër njohuri për hetimin me anë të flakësNga flaka e llambës, elektronet e kationeve marrin energji nga nxehtësia dhe kërcejnë në nivele energjetike më të larta. Pastaj kthehen përsëri në nivelin e mëparshëm, duke çliruar energji në formë drite me ngjyrë të veçantë.NË LABORATOR140Hetimi i kationeve të kripësDimë se kripa përbëhet nga jone pozitive ose katione, dhe nga jone negative ose anione. Për secilin prej tyre bëhen hetime të veçanta.KationetMë poshtë do të mësojmë si hetohen jonet e metaleve dhe joni amonium. Le të fillojmë me hetimin që bazohet në ngjyrën e flakës.Hetimi me anë të flakës funksionon mirë për disa katione metalesh, veçanërisht për ato të grupit I A dhe për metalet e grupit II A.Hetojmë kationin e një metali duke ndjekur hapat e mëposhtëm: Së pari, pastrojmë një tel platini ose një tel nikel-kromi. Për ta pastruar, e zhytim telin në acid klorhidrik të përqendruar dhe e mbajmë në pjesën më të nxehtë të flakës së një llambe gazi. Telin e nxehur e zhytim përsëri në acid dhe më pas e zhytim në kripë të thatë për të marrë disa kristale të saj. E mbajmë telin me kristalet e kripës mbi flakën blu të zbehtë të llambës së gazit dhe vëzhgojmë ngjyrën.Në figurën e mëposhtme jepen ngjyrat e flakës së kationeve të litiumit, natriumit, kaliumit dhe bakrit.!Metoda të tjera të hetimit të kationeveTabela në faqen përbri tregon disa metoda të tjera për identifikimin e kationeve. Për të hetuar jonin amonium, përziejmë në një letër filtri disa kristale hidroksid natriumi me kristale të një kripe të amoniumit (NH4Cl). Më pas palosim letrën, e shtypim nga jashtë letrën ku ndodhet përzierja, dhe do të ndiejmë erën e amoniakut. Për të hetuar kationin e një metali, në tretësirën ujore të kripës së tij shtojmë tretësirë hidroksid natriumi (të holluar) ose tretësirë ujore të amoniakut. Vihet re se hidroksidi i metalit precipiton (pjesa më e madhe e hidroksideve janë të patretshme ose shumë pak të tretshme). Vërejmë ngjyrën dhe sjelljen e precipitatit.p Kryerja e hetimit me anë të ngjyrës së flakës. Ngjyra vjollcë e flakës tregon se kripa përmban kationin e kaliumit (K+).p Për hetime të kationeve mjaftojnë mostra të vogla kripërash.jon litiumi, Li+e kuqejon natriumi, Na+portokalli në të verdhëjon kaliumi, K+vjollcëjon bakri, Cu2+blu në të gjelbërMbani mend:Kationet janë grimca me ngarkesë pozitive, të cilat shkojnë drejt katodës (-).

