Page 147 - Demo
P. 147


                                    P1. Emri tjetër për çdo jon pozitiv është …..... 2. Si kryhet hetimi me anë të flakës?3. Emërtoni kationin e metalit që i jep flakës këtë ngjyrë:a) vjollcë; b) blu e gjelbër; c) e kuqe.4. Në tabelën e mësipërme, precipitatet që formohen janë të gjitha ……..............5. a) Dy katione në tabelën e mësipërme nuk mund të identifikohen duke përdorur vetëm hidroksidin e natriumit. Cilat janë ato? Përse nuk mund të identifikohen në këtë mënyrë?b) Çfarë metode do të përdornit për t’i identifikuar ato?6. Hidroksidi i natriumit dhe amoniaku nuk mund të përdoren për të identifikuar jonet e kaliumit. Argumentoni pse.NË LABORATOR141Kationi Hetimi Nëse kationi është i pranishëm Barazimi jonik i reaksionitamoniumNH4+Me anë të shtimit të tretësirës ujore të holluar të hidroksidit të natriumit, duke e ngrohur lehtë.Çlirohet amoniak (gaz), i cili e kthen lakmusin nga rozë në blu.NH4+(uj) + OH-(uj) NH3(g) + H2O(l)bakër(II)Cu2+ Me anë të shtimit të tretësirës ujore të holluar të hidroksidit të natriumit.Formohet një precipitat ngjyrë blu e zbehtë. Edhe nëse shtojmë hidroksid natriumi me tepricë, precipitati nuk tretet.Cu 2+(uj) + 2OH-(uj) Cu(OH)2(ng)Me anë të shtimit të tretësirës ujore të amoniakut.Formohet një precipitat blu i zbehtë, i cili tretet përsëri nëse shtojmë amoniak me tepricë. Formohet një tretësirë me ngjyrë blu të errët.Precipitati tretet përsëri në tepricë amoniaku, për shkak se formohet një jon kompleks i tretshëm. hekur(II)Fe2+ Me anë të shtimit të tretësirës ujore të holluar të hidroksidit të natriumit ose të tretësirës ujore të amoniakut.Formohet një precipitat me ngjyrë të gjelbër të zbehtë.Fe2+(uj) + 2OH -(uj) Fe(OH)2(ng)hekur(III)Fe3+ Me anë të shtimit të tretësirës ujore të holluar të hidroksidit të natriumit ose të tretësirës ujore të amoniakut.Formohet precipitat me ngjyrë tulle. Fe 3+(uj) + 3OH-(uj) Fe(OH)3(ng)aluminAl3+ Me anë të shtimit të tretësirës ujore të holluar të hidroksidit të natriumit.Formohet një precipitat i bardhë, i cili tretet përsëri nëse shtojmë hidroksid natriumi me tepricë. Formohet një tretësirë pa ngjyrë.Al3+(uj) + 3OH-(uj) Al(OH)3(ng)Precipitati tretet në tepricë hidroksid natriumi, sepse hidroksidi i aluminit është amfoter. (Vepron me acidet dhe bazat.)Me anë të shtimit të tretësirës ujore të amoniakut.Formohet një precipitat i bardhë. Nëse vazhdojmë të shtojmë amoniak me tepricë, precipitati nuk do të tretet.zinkZn2+ Me anë të shtimit të tretësirës ujore të holluar të hidroksidit të natriumit ose të tretësirës ujore të amoniakut.Në të dyja rastet formohet një precipitat i bardhë, i cili tretet sërish, nëse shtojmë reaktantë me tepricë. Formohet një tretësirë pa ngjyrë.Zn2+(uj) + 2OH-(uj) Zn(OH)2 (ng)Precipitati tretet përsëri në tepricë hidroksid natriumi, sepse hidroksidi i zinkut është amfoter. Ai tretet përsëri në tepricë amoniaku, sepse formohet një jon kompleks i tretshëm.kalciumCa2+ Me anë të shtimit të tretësirës ujore të holluar të hidroksidit të natriumit.Formohet një precipitat i bardhë. Nëse vazhdojmë të shtojmë hidroksid natriumi (me tepricë), precipitati nuk do të tretet.Ca2+(uj) + 2OH-(uj) Ca(OH)2(ng)Me anë të shtimit të tretësirës ujore të amoniakut.Tretësira veçse turbullohet pak, por nuk formohet precipitat.
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151