Page 148 - Demo
P. 148
10.5 Hetimi i joneve në laborator: anionetNË LABORATOR142Hetimi i anioneveNë temën e mëparshme mësuam si hetohen kationet NH4+, K+, Al3+ etj. Në këtë temë do të trajtojmë metoda hetimi për identifikimin e joneve negative ose anioneve, që mund të përmbajë një kripë e panjohur. Disa nga metodat e hetimit bazohen në llojet e gazeve që çlirohen. Për këtë le të shqyrtojmë anionet e një kripe të ngurtë apo të tretësirës së saj ujore. Më pas përcaktojmë gazin që do të çlirohet. Në disa raste, nëpërmjet metodave të hetimit zbulohet formimi i precipitateve. Tabela e mëposhtme tregon disa metoda të tjera hetimi për identifikimin e disa anioneve.Hetimi i joneve halogjenure (Cl 2, Br 2, I 2) Në një provëz që përmban 2 ml tretësirë ujore të një kripe halogjenure, shtojmë të njëjtin vëllim me tretësirë ujore të nitratit të argjendit dhe një sasi të vogël acidi nitrik. Halogjenuret e argjendit janë të patretshme, kështu, nëse aty ka jone halogjenure, do të formohet një precipitat, ngjyra e të cilit do të tregojë anionin që ai përmban. Le të shohim tabelën:Precipitati Tregon praninë e … Barazimi jonik i reaksionit i bardhë joneve klorur, Cl - Ag+(uj) + Cl-(uj) AgCl(ng)i bardhë në të verdhë joneve bromur, Br - Ag+(uj) + Br-(uj) AgBr(ng)i verdhë joneve jodur, I - Ag+(uj) + I-(uj) AgI(ng)Në figurën e mëposhtme jepen ngjyrat e precipitateve. Precipitatet gjatë hetimittë halogjenureve.!!jone klorur (Cl2) jone bromur (Br2)jone jodur(I2)Mbani mendAnionet janë grimca me ngarkesë negative, të cilat shkojnë drejt anodës (+).PrecipitatetPrecipitati është një produkt i patretshëm dhe dallohet lehtë gjatë hetimit. Përziejmë një tretësirë të njohur me një të panjohur. Në rast se produkti është i patretshëm, jep të dhëna të dobishme për substancën e panjohur. Shikoni tabelën e tretshmërisë së kripërave.

