Page 149 - Demo
P. 149
P1. Çfarë kuptoni me termin anion? Jepni dy shembuj.2. Formoni termin e saktë me germat e ngatërruara (të pjerrëta). Gjatë një hetimi përftohet një pctpiteiar në rast se produkti është mëshrettpa i. 3. Nitrati i argjendit përdoret për hetimin e joneve halogjenure. Argumentoni pse.4. Përshkruani një metodë për të hetuar anionin te sulfiti i kalciumit.5. Jonet nitrate nuk formojnë precipitate. Si mund të hetohen ato? 6. Nga cila substancë vijnë jonet OH- gjatë hetimit të joneve nitrate?7. a) Përse përdoret acidi në hetimin e joneve karbonate?b) Gjatë një hetimi u përdor uji i gëlqeres. i. Si quhet ndryshe uji i gëlqeres? ii. Çfarë ngjyre mori ai gjatë gurgullimit të dioksidit të karbonit?NË LABORATOR143Hetimi i jonit sulfat (SO422) Për të provuar nëse një tretësirë e panjohur përmban jone sulfate, në një sasi të vogël të saj hedhim të njëjtin vëllim acidi klorhidrik të holluar. Pastaj shtojmë 2 ml tretësirë nitrat bariumi. Nëse aty ka jone sulfate, do të formohet një precipitat i bardhë i sulfatit të bariumit, i cili është i patretshëm. Barazimi jonik i reaksionit është:Ba2+(uj) + SO4 22(uj) BaSO4(ng)Hetimi i jonit sulfit (SO322)Sulfitet janë kripëra që përmbajnë jonin sulfit, SO3 2-. Ky jon është i ngjashëm me jonin sulfat, por ka 1 atom oksigjeni më pak se ai. Për të provuar nëse një tretësirë e panjohur përmban jone sulfite, në një sasi të vogël të saj shtojmë të njëjtin vëllim acidi klorhidrik të holluar. Nxehim ngadalë përzierjen. Barazimi jonik i reaksionit është:SO32-(uj) + 2H+(uj) H2O(l) + SO2(g) Për të vërtetuar se gazi i çliruar është dioksidi i squfurit, lagim një copë të vogël letër filtri me tretësirë ujore permanganat kaliumi të acidifikuar. Ajo merr ngjyrë vjollcë. Kur e vendosim letrën në grykën e provëzës, vëmë re se ajo do të çngjyroset.Hetimi i jonit nitrat (NO32) Për të provuar praninë e joneve nitrate në një tretësirë të panjohur, në një sasi të vogël të saj shtojmë 2 ml tretësirë të holluar hidroksid natriumi dhe disa copa të vogla alumini. E ngrohim ngadalë. Nëse nga tretësira çlirohet amoniak (gaz), themi se tretësira e panjohur përmban jone nitrate. Barazimi jonik i reaksionit është:8Al(ng) + 3NO3 (uj) + 5OH-(uj) + 2H2O(l) 3NH3 (g) + 8AlO2(uj)Hetimi i jonit karbonat (CO322) Për të provuar praninë e joneve karbonat në një substancë të ngurtë apo në tretësirën ujore të një kripe, në secilën mostër të marrë prej tyre shtojmë pak tretësirë të holluar acid klorhidrik. Nëse nga përzierja dalin flluska gazi, që e kthejnë ujin e gëlqeres në ngjyrë qumështi, themi se substanca e ngurtë apo tretësira ujore e kripës përmban jone karbonate. Gazi që çlirohet është dioksidi i karbonit. Barazimi jonik i reaksionit është:2H+(uj) + CO32-(uj) CO2 (g) + H2O(l)p Për ruajtjen e frutave të thata dhe të ushqimeve të tjera përdoret sulfiti i natriumit dhe sulfiti i kalciumit. (Sulfitet parandalojnë rritjen e baktereve).p Hetimi i karbonateve. Provëza në të djathtë përmban ujë gëlqereje, që turbullohet kur në të gurgullohet dioksid karboni.! Sulfatet dhe sulfitet Sulfatet janë kripëra të acidit sulfurik, H2SO4. Sulfitet janë kripëra të acidit sulfuror, H2SO3.

