Page 15 - Demo
P. 15


                                    92. Joduri i kaliumit, një agjent reduktuesKur tretësira e jodurit të kaliumit i shtohet tretësirës së peroksidit të hidrogjenit, në prani të acidit sulfurik ndodh ky reaksion redoks:H2O2(uj) 1 2KI(uj) 1 H2SO4(uj) I2(uj) 1 K2SO4(uj) 1 2H2O(l)peroksid jodur kaliumi jod sulfat kaliumihidrogjeniVëmë re se peroksidi i hidrogjenit jep oksigjen, pra reduktohet.Joduri i kaliumit vepron si agjent reduktues dhe njëkohësisht oksidohet në jod. Si rrjedhojë pëson ndryshim në ngjyrë: 2I 2(uj) oksidim I2(uj) pa ngjyrë e kuqe në kafePër këtë arsye, joduri i kaliumit përdoret për të testuar praninë e një agjenti oksidues.Agjentët oksidues jashtë laboratoritAgjentët e fortë oksidues përdoren gjerësisht jashtë mjediseve laboratorike. Vrasin baktere dhe myqe, kështu që përdoren gjerësisht në lëndët larëse (detergjente). Shpërbëjnë përbërjet kimike me ngjyrë duke i oksiduar ato. Për këtë arsye përdoren në zbardhues për veshje apo për çngjyrimin e flokëve. Agjenti oksidues dikromat kaliumi përdoret në tubat e alkoolit për të testuar drejtuesit e mjeteve. Duke oksiduar etanolin e alkoolit, ngjyra e tij ndryshon nga portokalli në të gjelbër. P1. Tregoni se çfarë është:a) një agjent oksidues; b) një agjent reduktues.2. Dalloni agjentët oksidues dhe ata reduktues në këto reaksione, duke u përqendruar te marrja apo dhënia e oksigjenit:a) 2Mg(ng) 1 O2(g) 2MgO(ng)b) Fe2O3(ng) 1 3CO(g) 2Fe(l) 1 3CO2(g)3. Gjeni cilët janë agjentë oksidues dhe cilët reduktues:a) 2Fe 1 3Cl2 2FeCl3b) Fe 1 CuSO4 FeSO4 1 Cu4. Shpjegoni pse:a) permanganati i kaliumit është agjent i fuqishëm oksidues;b) joduri i kaliumit përdoret për të provuar agjentët oksidues.p Me anë të dikromatit të kaliumit provohet nëse në frymën e drejtuesit të automjetit ka gjurmë alkooli. Nëse ka gjurmë të tilla, tretësira e dikromatit të kaliumit ndryshon ngjyrë, nga portokalli në të gjelbër.p Shumë nga detergjentet përmbajnë agjentë oksidues kundër baktereve.p Provëza tregon se si përftohet ngjyra e kuqe në kafe, kur joduri i kaliumit oksidohet nga një agjent oksidues. p Flokët trajtohen me peroksid hidrogjeni (agjent oksidues me formulë H2O2.)REAKSIONET REDOKS
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19