Page 150 - Demo
P. 150


                                     Kontrolli i kapitullit 10Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Marrim një mostër toke nga një kopsht i kultivuar dhe e shtypim mirë, më pas i hedhim ujë siç tregohet në figurë:a) Tregoni si mund të matet pH-ja e tokës duke përdorur një poç konik, hinkë filtruese, letër filtri, dëftues universal dhe pipetë.b) Si mund ta vërtetoni që rezultatet e kësaj mostre janë të vlefshme për të gjithë kopshtin?2. Kjo pajisje përdoret për të mbledhur gazet në laborator.a) Vizatoni në fletore pajisjen, duke etiketuar çdo pjesë të saj.b) Kjo pajisje mund të përdoret për të përgatitur hidrogjenin apo dioksidin e karbonit, por jo për dioksidin e squfurit. Shpjegoni përse.3. Kjo pajisje përdoret për të matur shpejtësinë e reaksionit. acid klorhidrikYshiringë gazi10 20 30 40 50 60 70 80a) Cili mund të jetë reaktanti i duhur Y, nga veprimi i të cilit me acidin përftohet substanca e gaztë?b) Çfarë pjese tjetër e pajisjes nevojitet?c) Përshkruani procedurën e këtij eksperimenti.d) Duhet të bëni kujdes që të mos përdorni shumë reaktantë. Pse?Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: identifikoni këto mjete laboratorike dhe tregoni përse përdoren:gotë kimike provëz poç konikpipetë buretë cilindër i shkallëzuarshishe gazi shiringë gazi kondensatortermometër hinkë filtruese kristalizator vendosini këto mjete sipas rendit të saktësisë (si më poshtë) për matjen e vëllimit të lëngut:gotë kimike cilindër i shkallëzuar buretë pipetë përshkruani si kryhen këto procese:filtrim kristalizimdistilim i thjeshtë distilim i thyesuar titullim kromatografi në letër shpjegoni çfarë janë në eksperimente këto madhësi:ndryshore e pavarur ndryshore e varur shpjegoni përse përsëriten matjet gjatë punës eksperimentale; përshkruani si përftohen këto gaze në laborator:hidrogjen oksigjen dioksid karboni amoniak– tregoni reaktantët e përshtatshëm që përdoren për përftimin e gazeve të mësipërme;– shkruani barazimet e reaksioneve të përftimit të tyre;– vizatoni pajisjet që përdoren për përftimin e secilit prej tyre; tregoni si hetohen gazet e mëposhtme:hidrogjen oksigjen dioksid karboniamoniak klor dioksid squfuri tregoni si quhen ndryshe kationet dhe anionet; përshkruani si kryhet hetimi me anë të flakës për kationet e metaleve dhe tregoni ngjyrën e flakës së kationeve të:litiumit natriumit kaliumit bakrit shpjegoni se gjatë hetimit të anioneve dhe të kationeve mund të formohet një precipitat ose të çlirohet një gaz; përshkruani metodën me të cilën identifikohet secili nga kationet e mëposhtme:Cu 2+ Fe2+ Fe3+ Al3 + Zn2+ Ca2+ Cr3+ NH4+ përshkruani metodën me të cilën identifikohet secili nga anionet e mëposhtme:jone halogjenure (Cl -, Br -, I -) joni sulfat, SO4 2-joni sulfit, SO3 2- joni nitrat, NO3 -joni karbonat, CO3 2- përshkruani si mund të hetohet uji i pastër;  shpjegoni pse pika e shkrirjes dhe ajo e vlimit mund të përdoren për të hetuar nëse një substancë është e pastër.mostër tokeujëNË LABORATOR144
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154