Page 151 - Demo
P. 151


                                    4. Janë hetuar dy tretësira Z dhe Y me dëftues universal (letër me ngjyrë portokalli).Tretësira Z: dëftuesi merr ngjyrë të kuqe.Tretësira Y: dëftuesi merr ngjyrë të verdhë.a) i. Cilës tretësirë i përkasin këto vlera: pH = 1; pH= 5? ii. Çfarë vetish shfaq tretësira Y?Njohuri të thelluaraProva ANë vijim të ushtrimit 4, në tretësirën Z hedhim një copë magnez.b) i. Çfarë do të vini re në provëz?ii Sa substanca formohen nga reaksioni?iii. A do të veprojë magnezi me tretësirën Y? Argumentoni përgjigjen tuaj. Prova BNë tretësirën Z hedhim karbonat natriumi në gjendje të ngurtë. Kur në ujin e gëlqeres gurgullohet gazi i çliruar, ajo turbullohet. c) i. Çfarë ngjyre ka karbonati i natriumit?ii. Cili është gazi i çliruar?iii. Shkruani barazimin e reaksionit.Prova CNë tretësirën Z hedhim disa pika tretësirë nitrat bariumi. Formohet një precipitat i bardhë.d) i. Identifikoni precipitatin e përftuar.ii. Identifikoni tretësirën Z.5. Në disa vende, sulfiti i kaliumit përdoret për të ruajtur ushqimet. Në Angli nuk lejohet. Duhet të hetojmë një substancë të ngurtë, të bardhë, që është përdorur për ruajtjen e ushqimit, për të identifikuar nëse është sulfiti i kaliumit. a) Së pari, mostra e një substance të panjohur i nënshtrohet hetimit me anë të flakës. i. Përshkruani procesin. ii. Çfarë ngjyre do të marrë flaka, nëse mostra është sulfit kaliumi?b) Përzierja e mostrës me acid klorhidrik të holluar ngrohet ngadalë. i. Cili do të jetë gazi pa ngjyrë që çlirohet, nëse mostra është sulfit kaliumi? ii. Shkruani formulën e këtij gazi. iii. Si mund ta hetojmë këtë gaz?6. Nitrati i amonit (NH4NO3) është një pleh kimik i rëndësishëm. Jonet e tij mund të identifikohen përmes disa metodave.a) Bazuar në formulën kimike të përbërjes, përcaktoni emrin e kationit dhe formulën e tij.b) Tregoni si hetohet ky kation.c) Përcaktoni emrin e anionit dhe formulën e tij.d Përshkruani si hetohet ky anion.7. Në tretësirën ujore të klorurit të një metali shtohet tretësirë ujore e NaOH ose tretësirë ujore e amoniakut (NH4OH). Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur rezultatet e reaksionit.Hetimi Rezultati Prova I: Shtohet tretësirë ujore e hidroksidit të natriumit.Formohet precipitat i bardhë, i cili tretet në tepricë të hidroksidit të natriumit.Prova II: Shtohet tretësirë amoniaku.Formohet precipitat i bardhë, i cili tretet në tepricë amoniaku.a) Tabela e mësipërme përshkruan hetimin e një kationi që përkon me provën I. i. Çfarë kuptoni me termin kation? ii. Cili është kationi i identifikuar? iii. Bazuar në tabelën e hetimit të kationeve, përcaktoni emrin e kationit që mund të japë të njëjtin rezultat me hidroksidin e natriumit, por jo me tretësirën e amoniakut. iv. Përcaktoni emrin e kationit që formon një precipitat të bardhë me tretësirën ujore të hidroksidit të natriumit, por nuk tretet në tepricë hidroksid natriumi.b) i. Shkruani në fletore formulën e anionit që gjendet në formulën kimike të përbërjes. ii. Si mund të hetohet ky anion?8. Në mostrën e ujit mineral u përcaktuan jone të ndryshme dhe përqendrimet e tyre.Emri i jonit Përqendrimi (miligramë/l)kalcium 55klorur 37hidrogjenkarbonat 248magnez 19nitrat 0,05kalium 1natrium 24sulfat 13a) Bëni dy lista, njërën për anionet dhe tjetrën për kationet e gjendura në ujin mineral.b) i. Cili nga kationet ndodhet në përqendrimin më të lartë? ii. Ç’masë metali ndodhet në 50 ml ujë mineral?c) Cili nga jonet do të hyjë në reaksion me tretësirën e nitratit të bariumit për të formuar një precipitat të bardhë?d) Nga jonet e metaleve, vetëm kalciumi mund të identifikohet me anë të precipitimit. Përse ndodh kjo?e) Ngrohim një mostër uji me hidroksid natriumi dhe një copë flete alumini. Nuk çlirohet amoniak (gaz), edhe pse në ujë gjenden jone nitrate. Shpjegoni pse.NË LABORATOR145
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155