Page 152 - Demo
P. 152


                                    1461TEMA PËR PROJEKTNafta, lëndë djegëse fosileLëndët djegëse fosileMe lëndë djegëse fosile kuptojmë naftën bruto, qymyrin dhe gazin natyror. Ato quhen të tilla, sepse e kanë prejardhjen nga mbetjet e bimëve dhe të kafshëve, të cilat kanë jetuar miliona vjet më parë.Nafta formohet nga mbetjet e organizmave të vdekura, që bien në fund të oqeanit dhe që depërtojnë nën shtresën e shkëmbinjve sedimentarë. Këto mbetje shpërbëhen si pasojë e trysnisë së lartë dhe mungesës së oksigjenit për miliona vjet.Gazi natyror përbëhet kryesisht nga metani.Shpesh, gazi natyror nxirret bashkë me naftën, sepse të dyja këto lëndë janë formuar njëkohësisht, në të njëjtën mënyrë, por temperatura e lartë dhe trysnia e lartë kanë bërë që disa përbërje të jenë në gjendje të gaztë. Qymyret e kanë prejardhjen nga mbetjet e bimëve ujore që rriten në moçale të vjetra. Bimët e kalbura grumbullohen nën shtresën e shkëmbinjve sedimentarë. Si pasojë e mungesës së oksigjenit, trysnisë së lartë dhe nxehtësisë që krijohet, mbetjet bimore kthehen në qymyr. Shënim: Shkëmbinjtë sedimentarë janë formuar nga grimca shumë të vogla, që fundërrojnë në ujërat e deteve, si dhe nga mbeturina bimore e shtazore. Të tillë janë gipsi, gëlqerorët, kripa e gurit, qymyri etj.NaftaNafta është një përzierje me erë të rëndë e qindra përbërjeve të ndryshme kimike. Në përgjithësi, ato përmbajnë karbon e hidrogjen dhe quhen përbërje organike. Në fakt shumica janë hidrokarbure, përbërje që përmbajnë vetëm karbon dhe hidrogjen. Këto diagrame tregojnë molekulat e tri hidrokarbureve të ndryshme.H CHHC HHHCHHCHHCHHMolekula e pentanit, C5H12, përbëhet nga një varg i drejtë me 5 atome karboni.CH HH HH HH HH HH C HCCCCMolekula e ciklohekzanit, C6H12, përbëhet nga një cikël me 6 atome karboni. Çdo atom karbon lidhet me dy atome hidrogjen dhe me dy atome të tjera karboni.CHHH C CHHHHHCHCH CHHHHMolekula e metil-3-pentanit, C6H14, përbëhet nga një varg i drejtë me 5 atome karboni dhe në karbonin e tretë ndodhet i lidhur një grup -CH3, i cili formon varg të degëzuar.Formulat e mësipërme quhen formula strukturore. Vini re si lidhen me njëri-tjetrin atomet e karbonit për të krijuar skeletin karbonik të çdo molekule. Atomet e hidrogjenit lidhen me atomet e karbonit. Nafta përbëhet nga hidrokarbure, molekulat e të cilave kanë skelete dhe përmasa të ndryshme. Ato përmbajnë numër të ndryshëm atomesh karboni, nga 1 deri mbi 70 të tilla.pentan molekulë ciklohekzanmolekulë metil-3-pentan
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156