Page 153 - Demo
P. 153
147TEMA PËR PROJEKTPërdorimet e naftësÇdo ditë përdoren mbi 13 miliardë litra naftë nëpër botë.Rreth gjysma e naftës që nxirret nga puset e naftës përdoret për transport. Ajo shërben si lëndë djegëse për makinat, kamionët, anijet dhe aeroplanët.Shumica e naftës së mbetur digjet dhe nxehtësia e prodhuar nga djegia përdoret për ngrohje në fabrika, në shtëpi, në termocentrale elektrike etj. Në centralet elektrike, nxehtësia përdoret për të kthyer ujin në avull, i cili vë në lëvizje turbinat.Një përqindje e vogël përdoret si lëndë e parë kimike për të prodhuar produkte të tjera, si: plastikë, shampo, bojëra, penj, pëlhurë, detergjente, produkte kozmetike, barna mjekësore e shumë të tjera.Pjesa më e madhe e produkteve që përdorim çdo ditë mund të jenë prodhuar nga nafta, nga të cilat mund të përmendim produkte, si: furça e dhëmbëve, krehri dhe shampoja.Lëndët djegëse fosile, burime që nuk përtërihenEdhe në ditët e sotme nafta vazhdon të formohet nën oqeane, por shumë ngadalë. Për një periudhë kohore të caktuar, sasia e naftës e nxjerrë prej nëntokës nga njerëzit e tejkalon sasinë e formimit të saj në mënyrë natyrore, gjë që do të thotë se një ditë ajo do të shterojë.Për këtë arsye, nafta quhet burim i paripërtëritshëm.Tashmë është e vështirë të thuhet se kur do të shterojnë rezervat e saj natyrore. Duke u nisur nga ritmet e përdorimit të sotëm, mjaft specialistë parashikojnë që rezervat botërore mund të shfrytëzohen edhe për 40 vjet. p Platformë për nxjerrjen e naftës nga nëntoka oqeanike.P1. Si quhet ndryshe nafta?2. Përse nafta futet në grupin e lëndëve djegëse fosile?3. Çfarë kuptoni me termin hidrokarbur?4. Cilët janë përbërësit kryesorë të naftës?5. Shpjegoni përse nafta është një përzierje natyrore mjaft e çmuar.6. Nafta quhet burim i paripërtëritshëm. Përse?7. Çfarë mund të përdorim si lëndë djegëse, nëse burimet e naftës shterojnë?

