Page 154 - Demo
P. 154


                                    1482TEMA PËR PROJEKTRafinimi i naftësÇfarë do të thotë rafinim?Nafta është një përzierje e qindra hidrokarbureve të ndryshme, por një përzierje e tillë nuk është shumë e përdorshme.Për t’i bërë lehtësisht të përdorshëm përbërësit e saj, hapi i parë është ndarja e tyre në grupe sipas madhësisë së molekulave (përmasave) të tyre. Ky proces quhet rafinim i naftës. Rafinimi kryhet me anë të distilimit të thyesuar.Rafinimi i naftës në laboratorAparati në të djathtë mund të përdoret për të rafinuar naftën në laborator.1. Ndërkohë që ngrohim naftën, përbërësit e saj fillojnë të avullojnë. Përbërësi që ka molekula më të vogla dhe më të lehta avullon i pari, sepse i duhet më pak energji për t’u larguar nga përzierja.2. Kur avujt e nxehtë ngrihen lart, drejt grykës së enës, në termometër vihet re një rritje e temperaturës. Më pas, avujt kondensohen në provëzën e ftohtë. Substanca e lëngët që mblidhet në këtë provëz është fraksioni i parë i distilimit të naftës.3. Nëse termometri tregon temperaturën 100 °C, zëvendësojmë provëzën e parë me një tjetër provëz bosh dhe e mbajmë deri në temperaturën 150 °C.4. Mbledhim edhe tri fraksione të tjera në të njëjtën mënyrë, duke zëvendësuar provëzën në 150°C, 200°C dhe 300 °C. Krahasimi i fraksioneve të përftuaraPër të krahasuar fraksionet sa të rrjedhshme (të lëngshme) janë, sa shpejt digjen e kështu me radhë, mjafton të djegim nga një mostër për secilin nga fraksionet e përftuara në xhama sahati. Shohim figurat e mëposhtme:fraksioni 1 fraksioni 2 fraksioni 3 fraksioni 4fitilKjo mostër merr flakë shumë lehtë, gjë që tregon se lëngu është fluror, domethënë avullon shpejt. Kjo duket edhe nga flaka e djegies në figurë. Kjo mostër digjet më ngadalë, gjë që tregon se ky fraksion është më pak i avullueshëm se fraksioni 1. Vëreni flakën në figurë.Mostra që ndodhet këtu, duket më pak e avullueshme se ajo e fraksionit 2. Kjo mostër nuk merr flakë aq shpejt, domethënë nuk është aq e djegshme.Kjo mostër nuk ndizet lehtë. Duhet të përdorim një fitil të ndezur (fill pambuku ose liri) për ta djegur. Ajo është më pak e djegshme se tri mostrat e para.Në tabelën e mëposhtme janë shënuar rezultatet:Fraksioni Intervali i pikave të vlimit Sa i rrjedhshëm është? Sa i avullueshëm është? Sa shpejt merr flakë? Përmasa e molekulës1 deri në 100 °C shumë i rrjedhshëm i avullueshëm shumë shpejt e vogële madhe2 100 – 150 °C i rrjedhshëm më pak i avullueshëm shpejt3 150 – 200 °C jo shumë i rrjedhshëm edhe më pak i avullueshëmjo shpejt4 200 – 300 °C viskoz (i trashë dhe ngjitës)më pak i avullueshmi vetëm me fitil të ndezurnaftëbrutotemperaturë e lartë(mbi 400°C)masë e lëngshme,e trashëe ngurtëtemperatura(25°C)enë laboratorike në formë dardhenaftë brutoprovëztermometërnxehtësi
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158